Sekreti i reçipetave dhe një gabim që bëni gjithmonë me to

Life style

Sekreti i reçipetave dhe një gabim që bëni gjithmonë me to

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:48
Ilustrim

Pak kohë më parë ne ju kemi treguar se si mund t’i trajtoni reçipetat sa më mirë që të jenë më jetëgjata, ndërsa tani është një truk tjetër që ju tregon se si duhet t’i mbërtheni ato t’i ruani ato edhe më shumë: asnjëherë nuk duhet t’i mbërtheni reçipetat në kapësen e fundit. Pse?

Po, është e vërtetë. Reçipetat nuk duhen mbërthyer në kapësen e tyre të fundit, sepse, me kalimin e kohës, lirohen. Po ashtu, ulet ndjeshëm elasticiteti i tyre dhe në një kohë shumë të shkurtër dalin jashtë përdorimit.

Kështu, këshillohet që sapo t’i blesh, të fillosh t’i mbërthesh në kapësen e fundit, pastaj me kalimin e kohës duke i shtrënguar nga pak.

Është e kuptueshme. Specialistja Bobbie Smith, nga “Freshpair”, tha për Huffington Post, se gabimi më i madh që bëjnë femrat është pikërisht ky: “Reçipetat fillojnë të lirohen dhe të zgjaten më shumë se 7 cm gjatë gjithë periudhës së tyre të përdorimit”, dhe kur të ndodhë kjo, “atëherë duhen mbërthyer në kapësen e fundit.” Ajo sugjeron që kur t’i blini, zgjidhni reçipeta me kapëse metalike dhe të padukshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat