Pse shkaktohen thinjat?

Life style

Pse shkaktohen thinjat?

Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Thuhet që thinjat e parakohshme dalin nga stresi, mirëpo nuk dihet se cili është mekanizmi që e shkaton këtë fenomen.

Disa nga hulumtuesit e Univeristetit të Harvardit mendojnë që ka të bëjë me sistemin simaptik nervor, që njihet për aktivizimin e përgjigjeve të organizmit ndaj rrezikut.

Një nga autorët e hulumtimit Ya Hsu tha se nëse jemi në stres sistemi jonë simpatik aktivizohet plotësisht, kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së organizmit.

Flokët e thinjura bëhen nga noradrenalina, e cila shkaktohet nga një neurotransmiter i prodhuar në sistemin nervor që ndihmon në humbjen e melanociteve.

Nga eksperimenti në minj, Universiteti i Harvardit erdhi në përfundim që stresi akut e sulmon sistemin imun dhe qelizat që e prodhojnë ngjyrën e flokëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat