“Bëra seks me ish të dashurën edhe pse e dija që ishte e martuar”, 43-vjeçari në dilemë - Bota Sot
“Bëra seks me ish të dashurën edhe pse e dija që ishte e martuar”, 43-vjeçari në dilemë

Life style

“Bëra seks me ish të dashurën edhe pse e dija që ishte e martuar”, 43-vjeçari në dilemë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:41
Ilustrim

“Kalova një natë pasionate duke bërë seks me ish-in tim edhe pse e dija që është e martuar. Ishte një budallallëk, por tani është shtatzënë.”

Ky është rrëfimi i 43-vjeçari për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ai rrëfen se ish e dashura nuk e di nëse foshnja është i tij apo i bashkëshortit të saj.

Rrëfimi i plotë:

Ajo nuk e di nëse foshnja është e imja apo e burrit të saj, por do ti thotë bashkëshortit se është i tij.

Ish-i im është vetëm 34-vjeç dhe ne u ndamë pas 2 vitesh lidhje.

Ishte një vendim i imi pasi më mungonte kryerja e marrëdhënieve seksuale me të sepse është e nxehtë në shtrat.

Nuk bëra seks verën e kaluar dhe i dërgova asaj mesazh për një moment.

Dhe u çudita kur më tha menjëherë “po”. Ajo erdhi tek unë një ditë të dielë, kur bashkëshorti i saj kishte shkuar tek i ati.

Më siguroi se nuk kishim nevojë për përdorimin e prezervativit dhe mendova se kishte pirë pilula.

Kaluam një ditë të shkëlqyer, bëmë seks tre herë dhe ajo shkoi në shtëpi.

Nuk planifikova ti shkruaja përsëri por ajo më dërgoi mesazh duke më thënë se është shtatzënë.

Rezulton se ajo dhe burri i saj kishin pasur probleme për ngjizjen e një fëmije.

Ish-i im do e bëjë burrin të besojë se është ai babai dhe nuk i ka thënë asgjë për ne.

Kemi rënë dakord që nuk do më kontaktojë derisa të lindë fëmija në mënyrë që ti bëjnë testin e ADN-së.

Më kërkoi ta bëja këtë pa e marrë vesh burri i saj.

Dua të marr përgjegjësi për fëmijën nëse unë jam babai por kjo çështje po më shqetëson shumë.

Foshnja do lindë në pranverë dhe unë jam i shqetësuar për të drejtat e mia si babai i fëmijës dhe çfarë veprimi duhet të ndërmarr për të siguruar mirëqenien e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat