“Macho” meshkujt kanë jetë më të shkurtër

Life style

“Macho” meshkujt kanë jetë më të shkurtër

Më: 24 janar 2020 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

PËRSE meshkujt jetojnë më pak se fermat, është pyetje së cilën shkencëtarët i kanë dhënë një sërë përgjigjesh: përdorimi i tepruar i drogës, alkoolit dhe duhanit.

Mirëpo, psikologët nga Universiteti Rutgers fajtorin e kanë gjetur tek qëndrimi “macho”.

Pas një serie intervistash me femra dhe meshkuj, hulumtuesit kanë konstatuar që pjesëtarët e gjinisë mashkullore më rrallë shkojnë te mjeku.

Edhe kur shkojnë, zgjedhin mjekun e gjinisë mashkullore duke besuar që ai është më profesionist se sa femrat mjeke.

Mirëpo, edhe atëherë nuk janë plotësisht të sinqertë në përshkrimin e problemeve shëndetësore.

Më së paku te mjeku kanë shkuar “macho” meshkujt të cilët kanë pasur bindjen që në rast të telasheve shëndetësore duhet të jenë të fortë, të guximshëm dhe të mbështeten tek vetja.

Siç thonë shkencëtarët, meshkujt janë të edukuar që jenë të fortë dhe të mos i tregojnë dobësitë para të tjerëve, madje edhe nëse ata të tjerët janë profesionistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat