Nëse jepni më shumë seç duhet në një marrëdhënie, lidhja juaj do të bëhet toksike - Bota Sot
Nëse jepni më shumë seç duhet në një marrëdhënie, lidhja juaj do të bëhet toksike

Life style

Nëse jepni më shumë seç duhet në një marrëdhënie, lidhja juaj do të bëhet toksike

Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:10
Ilustrim

Marrëdhëniet toksike mund t’ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur, minojnë vlerën tuaj vetjake dhe madje ju bëjnë të pyesni veten nëse meritoni dashuri

Pjesa më e frikshme është se mund të ndodhë pa e vënë re dhe pa e kuptuar. Pse? Sepse ju gjithmonë dëshironi ta shikoni partnerin me sytë e zemrës. Ama, e vërteta është shumë larg.

Gjatë gjithë kohës, jeni ju ajo që jepni më shumë në këtë lidhje dhe asnjëherë nuk merrni diçka në këmbim. Jo vetëm gjëra materiale, por jeni aty gjatë gjithë kohës për të dashurin tuaj, ndërkohë që ai nuk ka të njëjtin përkushtim ndaj jush.

Të japësh dhe të marrësh në një lidhje

Edhe në lidhjen më perfekte, nuk ka një bilanc të barabartë mes asaj që japim dhe asaj që marrim. Njëri nga partnerët është gjithmonë më i kujdesshëm ndaj tjetrit dhe kjo gjë mund të jetë edhe e dukshme.

Mirëpo, ka edhe nga ata që e marrin për të mirëqenë që partneri/partnerja janë të kujdesshëm dhe nuk përpiqen të japin më shumë.

Në fillim, ndihma juaj mund të vlerësohet, por më pas bëhet diçka e zakonshme. Ata mund të fillojnë të përfitojnë nga ju dhe kështu përfundoni duke i zgjidhur problemet e tyre gjithmonë.

Shenjat që tregojnë se ju jeni ai/ajo që po bëni më shumë në një lidhje:

– Ju ndiheni përgjegjës për partnerin tuaj dhe ndjeni nevojën për t’i ndihmuar ata.

– Për çdo problem që kanë, ju mendoni se ata nuk do të mund ta përballojnë pa ju. Ndjeni që partneri do të ishte i humbur pa ju dhe nuk mund ta lejoni të ndodhë diçka e tillë.

– Nevojat e partnerit tuaj vijnë së pari. Ju shpenzoni shumë kohë për problemet e tij dhe shpesh vendosni mënjanë problemet dhe përgjegjësitë tuaja.

– Ju mendoni se nëse nuk do ta ndihmoni më partnerin tuaj, ata nuk do të duan ta vazhdojnë lidhjen me ju. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat