Pesë mënyra efektive për t’i pastruar poret e bllokuara

Life style

Pesë mënyra efektive për t’i pastruar poret e bllokuara

Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:02

Poret janë ‘hapje’ në lëkurë përmes të cilave djersa dhe sebumi (yndyra natyrale e lëkurës) mund të arrijnë në sipërfaqen e lëkurës. Çdo pore është e lidhur me një gjëndër dhjamore dhe mund të bllokohet nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyra, duke krijuar një puçërr, pikë të zezë apo të bardhë.

Ka shumë mënyra të pastruar lëkurën në nivel qelizor dhe për të mbajtur poret e pastra, por gjithashtu dhe shumë mënyra të gabuara që vetëm nxisin acarimin e lëkurës.

5 mënyra efektive për të pastruar poret:

1. Maskat me karbon të aktivizuar

Ky produkt ofron përfitime të ndryshme për lëkurën , por si më të rëndësishmen përmendim eliminimin e papastërtive dhe toksinave nga poret.

Udhëzimet për maskat  me karbon të aktivizuar ndryshojnë në varësi të produktit. Për shumicën e maskave, do të duhet të shpëlani fytyrën tuaj përpara se të përdorni produktin, më pas ta lini maskën për rreth 5-10 minuta.

Disa maska forcohen dhe mund të tërhiqen, ndërsa të tjerat duhet të shpëlahen me ujë.

Është e mira që këto maska të blihen të gatshme, e të mos eksperimentohet në shtëpi, pasi ky kombinim mund të jetë shumë i rrezikshëm.

2. Eksfolimi

Shprehja “eksfolimi” përdoret për të përshkruar një trajtim që pastron lëkurën nga qelizat e vdekura duke parandaluar bllokimin e poreve. Ekzistojnë lloje të ndryshme të eksfolimit, duke përfshirë atë  kimik dhe mekanik (fizik). Ky i fundit përshin skrabet e bëra në shtëpi si përzierjen e sheqerit apo kafes me qumësht, mjaltë ose ujë dhe duke u aplikuar në lëkurë me lëvizje rrethore. POR ajo çka mjekët rekomandojnë janë skrabet kimike si ato me  acidi salicilik, acide alfa hidroksid, retinolet për të pastruar në thellësi poret. Këshillohuni me një dermatolog nëse doni të provoni eksfolimin kimik.

3. Hapi tjetër shumë i rëndësishëm është të ruani nivelin e lagështirës në lëkurën tuaj! Qëndroni të hidratuar, përdorni kremra hidratant dhe sekreti është t’i aplikoni pak sekonda pasi lani fytyrën për ta bllokuar lagështinë nën shtresat e lëkurës.

4. Peeling-et profesional janë shumë të mirë për të ndihmuar në rinovimin e lëkurës tuaj, duke nxitur qelizat e reja dhe pastrimin e  qelizave të vjetra!

Por, është e rëndësishme të zgjidhni acidet  e duhura. Disa përdorin TCA ose acide trikloroacetike që bëjnë që shtresat e sipërme të lëkurës tuaj të thahet e të bjerë,  glikolikë, që heq qelizat e vdekura të lëkurës pa u acaruar lëkura, dhe acidi i frutave, i cili rrit hidratimin në lëkurat e thata.

5. Avulli

Kur poret tuaja janë të hapura, produktet, enzimat dhe lëndët ushqyese në maksa e ndryshme përthithen më mirë nga lëkura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat