Me këtë truk lulet e dhomës do të lulëzojnë gjithë vitin!

Life style

Me këtë truk lulet e dhomës do të lulëzojnë gjithë vitin!

Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

A ka lulëzuar lulja juaj derisa ka qëndruar në lulishte, ndërsa kur e keni sjellë në shtëpi – jo? Mësojeni shkaktarin

Luleshitësit dhe kopshtarët kaherë e dinë një truk të vjetër.

Ata lulet i ushqejnë në fazën e daljes së sythave, ndërkaq ai ushqim përbëhet nga pikat e vajit të ricinit dhe uji.

Ky kombinim fletëve u jep ngjyrë të gjelbër në të errët, ndërkaq lulëzimi zgjat më shumë dhe është më intensiv.

Përpjesëtimi është ky: në një litër ujë qitet një lugë e vogël vaj ricini. Kur ta qitni vajin në shishe me ujë, mbylleni shishen dhe tundeni tretjen derisa vaji të përzihet tërësisht me ujin dhe menjëherë ujitni lulet.

Nëse lulja lulëzon një herë në vit, me këtë përzierje ujiteni një herë në vit. Nëse lulëzon vazhdimisht, ujiteni vazhdimisht.

Këshillë plus: Për të penguar shfaqjen e kërpudhave në saksi me lule, treteni një aspirinë në një litër ujë.

Tretjen qiteni në shishe me spërkatës dhe me të spërkateni bimën dhe dheun. Kjo posaçërisht është e dobishme për lulet e ballkonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat