Të flirtosh me kolegët, largon stresin – e thotë shkenca

Life style

Të flirtosh me kolegët, largon stresin – e thotë shkenca

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:08
Ilustrim

Kemi ndjenja të ndryshme kundrejt kolegëve tanë… është ai që ka tavolinën e punës ngjitur me tënden, që të acaron nervat, sidomos me temperaturën e kondicionerit, sepse ka gjithmonë ftohtë. 

Ekziston dhe version i kundërt, ai që ka vapë dhe e do kondicionerin në 17 gradë.  Pastaj është ajo tipja që bën për të ngrënë dhe për të pirë për të gjithë, duke u kthyer kështu në personin më të dashur që përmbush nevojat ditore.

Pastaj është ai.. ose ajoo….shh… mbyteni atë ndjenjën e fajit që keni herë pas here ndaj partnerit. Jeni të justifikuar. Të flirtosh me kolegët e zyrës është terapeutike: e thotë shkenca. Pa kaluar limitet, kuptohet. Mos përfitoni nga sharmi juaj prej don Zhuani.

Të gjitha këto i thotë studimi i kryer nga Universiteti Ëashington, që zbulon që:  kujdesje të vogla, shikime dhe kompliciteti me një koleg,  i bëjnë orët e punës shumë më të durueshme. Të gjithë e dimë sa torturuese është ndonjëherë orari i punës, transmeton Living.

Studimi flet për një flirt të lehtë i cili është i mjaftueshëm për të lehtësuar “dhimbjen e punës” por benefitet zgjasin dhe kur kthehemi në shtëpi dhe mund të jenë ndihmë dhe për pagjumësinë.

Pra, nëse e keqja nga puna ju ka zënë edhe ju, bëni një xhiro në zyrat dhe korridoret e  godinës ku punoni, për të kërkuar prenë e duhur. Qëndroni larg shefit, sepse studimi nuk tregon për pasojat që mund të ketë një flirt i gabuar me drejtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat