Zbuloni ditët më me fat të vitit 2020, për Dashin, Demin, Binjakët dhe Gaforren

Life style

Zbuloni ditët më me fat të vitit 2020, për Dashin, Demin, Binjakët dhe Gaforren

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Sipas astrologëve, çdo shenjë e zodiakut do të ketë një ditë me fat në vitin 2020. Pozicionet e planetëve mund të jenë shumë të favorshme në periudha të caktuara të vitit. Le të shohim në detaje, shenjë për shenjë, cilat janë ditët me fat për katër shenjat e para të zodiakut.

Dita më me fat e vitit 2020 për Dashin

Për Dashin, dita më me fat e vitit 2020 do të jetë 1 tetori. Marsi do të gjendet tek Dashi ndërsa Venusi tek Luani, duke rënë në shtëpinë e pestë të dashurisë, miqve dhe argëtimit vetëm për atë datë. Të dy planetët që kontrollojnë jetën e dashurisë së Dashit do të bashkohen në një shteg pozitiv dhe atëherë do të jetë me të vërtetë një ditë idilike për dashurinë. Do të jetë gjithashtu dita e duhur për të dalë në pah dhe ndërmarrë iniciativa.

Dita më me fat e vitit 2020 për Demin

Për shenjën e Demit, dita më me fat e vitit 2020 do të jetë 8 Marsi, që përkon me Ditën e Gruas. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar fat në dashuri apo në karrierën tuaj, 8 Marsi do të jetë një ditë fantastike për shenjën tuaj. Venusi do të jetë tek Demi ashtu si dhe Urani. Venusi gjithashtu rregullon paratë dhe karrierën, ju mund të siguroni një burim të ri të papritur të ardhurash. Urani në Dem do t’ju bëjë të ndryshoni këndvështrimin tuaj për shumë gjëra dhe t’ju bëjnë të shihni gjithçka më të qartë. Do të jetë një moment zhbllokues, veçanërisht duke marrë parasysh që Urani do të jetë në shenjën tuaj për shtatë vitet e ardhshme.

Dita më me fat e vitit 2020 për Binjakët

Për shenjën e Binjakëve, dita më e lumtur do të jetë 7 gushti i vitit 2020. Do të jetë një ditë e shkëlqyer përsa i përket parave dhe karrierës. Nëse ka një projekt të cilin po e mbani, kjo është një ditë e shkëlqyeshme për të filluar të bëni diçka konkrete. Në përgjithësi mendja juaj është shumë e mprehtë, por do të jetë shumë më e mprehtë në këtë ditë. Ju mund të merrni një përparim në karrierë, një shpërblim ose një perspektivë të re pune që mund të ndryshojë jetën tuaj.

Dita më me fat e vitit 2020 për Gaforren

Për shenjën e Gaforres, dita më e lumtur e vitit 2020 do të jetë 14 dhjetori. Ju do të duhet të prisni një kohë të gjatë për këtë ditë e cila mund të jetë një pikë kthese për ju, por do t’ia vlejë me të vërtetë. Venusi në Akrep do të kalojë tranzit në shtëpinë tuaj të pestë të bërë nga argëtimi, dashuria dhe miqësia. Kombinimi Jupiter-Venus i përzier me Saturnin mund të ndërthurë argëtimin me dashurinë. Hëna e re gjithashtu do t’ju japë mundësinë për të zgjidhur problemet që lidhen me shëndetin dhe t’ju japë shtysë të re nga pikëpamja psikofizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat