Gjaku na bën të afërm, por besnikëria na shndërron në familje

Life style

Gjaku na bën të afërm, por besnikëria na shndërron në familje

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:51
Ilustrim

Që nga momenti kur kemi ardhur në këtë botë, jeta jonë bashkohet me atë të njerëzve me të cilët ndajmë gjakun, gjenet. Një familje që do të na bëjë pjesë të botës së tyre, do të na formësojë sipas modeleve të caktuara arsimore dhe do të përpiqet të ngulitë vlera të caktuara, pak a shumë të drejta.

Të gjithë kanë një familje dhe të kesh një të vërtetë është e thjeshtë. Sidoqoftë, të jesh pjesë e një familje, të dish të ndërtosh, të ushqesh çdo ditë për ta bërë atë edhe më të bashkuar, është tërësisht çështje tjetër.

Nënat, baballarët, vëllezërit, xhaxhallarët, kushërinjtë… Ndonjëherë bërthama edhe më të mëdha dhe të përbërë nga anëtarë, të cilët, në një moment të caktuar nuk i shohim dhe takojmë: a duhet të ndihemi fajtorë për këtë?

Shpesh ekziston një detyrim “moral” për t’u shoqëruar me atë kushëririn me të cilin nuk ndajmë ndonjë interes, ose më keq akoma, që nuk na pëlqen fare. Sigurisht, gjaku na bashkon, por jeta jo: largimi prej tyre nuk është i gabuar dhe nuk duhet të shkaktojë ndonjë traumë. Po kur bëhet fjalë për prindërit ose motrat? Shpesh kemi tendencë të mendojmë se fëmijët duhet të kenë të njëjtat vlera si prindërit, të ndajnë të njëjtat ideologji dhe të kenë sjellje të ngjashme.

Pritet, madje edhe pa vetëdije, që në të njëjtën bërthamë familjare duhet të ekzistojë një harmoni e qartë, një ngjashmëri jo vetëm fizike. Personaliteti ynë nuk është 100% i transmetuar gjenetikisht. Personaliteti është dinamik dhe ndërtohet ditë pas dite edhe përtej njësisë familjare. Është pikërisht aty ku, ndonjëherë mund të shfaqen zhgënjimet dhe përplasjet e para.

Është e vërtetë që ideali i familjes është me të drejtë, ai i unitetit, dashurisë dhe respektit. Po aq e vërtetë është që këto supozime nuk ekzistojnë gjithmonë dhe pikërisht në këtë rast duhet të vendoset një distancë e caktuar. Gjaku na bën të afërm, por është besnikëria që na shndërron në një familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat