Katër përqafimet që tregojnë shumë mbi jetën tuaj në çift

Life style

Katër përqafimet që tregojnë shumë mbi jetën tuaj në çift

Më: 29 janar 2020 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Përqafimi mbrojtës

Përqafimi mbrojtës i jep partnerit tuaj mbështetje dhe siguri, nga ana tjetër ky përqafim jep besim dhe është shumë i rëndësishëm për të hedhur baza të forta në çift.

Përqafim përkëdhelës në shpatulla dhe shpinë

Kur teksa përqafoheni përkëdhelni me dorë shpinën ose shpatullën e partnerit, kjo tregon që keni një ndjeshmëri të madhe ndaj tij si dhe keni dëshirë që ta mbroni.

Gjuajtje të lehta në shpinë

Në këtë rast ky çift mund të jetë ende në fazën e shoqërisë, gjithsesi në këtë rast e ardhmja mund të jetë shumë premtuese sa i takon jetës së tyre romantike.

Përqafim delikat

Ky lloj përqafimi duket si vallëzim. Duket si një nga përqafimet që japin personat që dashurojnë për herë të parë. Ata po jetojnë një ëndërr dhe askush nuk mund t’i zgjojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat