Shenjat se miku juaj është i “rrejshëm”

Life style

Shenjat se miku juaj është i “rrejshëm”

Më: 29 janar 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

E dini thënien “miku i mirë shihet në ditë të vështira”, dhe mu në kohërat e vështira miqtë e juaj demaskohen.

Një ndër shenjat se mikesha juaj është e rrejshme është kur ju dëshironi të kaloni kohë me të dhe ajo papritmas është e lodhur, e mërzitur dhe depresive. Kur juve ju kaplon ndonjë lodhje dhe mërzi dhe dëshironi që kohën ta kaloni në shtëpi, papritmas ajo shfaq një disponim të madh për të dalë dhe të dëfrehet. Miku i vërtetë i kupton brengat dhe ndjenjat e juaja dhe nuk është një person që i kundërshton ato.

Miku i rrejshëm nuk e respekton faktin se nuk mund ta thërrisni në celular kur jeni në punë andaj edhe ju bombardon me sms gjatë kohës së punës. Ju pengon dhe ua prish koncentrimin, dhe në momentin që ju e qortoni – ofendohet.

Një ndër shenjat e mikut të rrejshëm është fakti se gjithmonë mungon kur ju keni probleme apo kur keni nevojë për ndihmë e tij/saj.

Është brengosëse kur ju jeni mikesha e vetme e një personi të tillë pasiqë ju ndikon të urreni njerëz të tjerë, sepse asaj i pengojnë të gjithë, të gjithë e irritojnë dhe se të gjithë pos saj janë të këqinj.

Nëse e kuptoni se mikesha juaj ju përgojon, kjo është shenjë e qartë se keni të bëni me një mikeshë të rrejshme. Personave të tillë ju pëlqejnë të njejtët meshkuj si juve, ndërsa nuk e kanë problem të lidhen me ish të dashurin tuaj.

Mik i rrejshëm është edhe ai që potencon tërë kohën mangësitë e juaja ndërsa gjërat pozitive për ju i mban të heshtura. Miku duhet të jetë mbështetje e jo të ofendojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat