Rrëfehet 25 vjeçari: Partnerja e dëshpëruar për të pasur edhe një fëmijë, bëri seks me...

Life style

Rrëfehet 25 vjeçari: Partnerja e dëshpëruar për të pasur edhe një fëmijë, bëri seks me...

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Ilustrim

Një burrë 25 vjeçar, ka rrëfyer për The Sun se partnerja e tij ka dështuar në shtatzëninë e dytë, pas djali 4 vjeçar që e kanë dhe tani ajo është në depresion për të bërë një tjetër fëmijë, përcjell Bota sot.

Ai thotë se ajo e ka tradhtuar duke bërë seks me ish të dashurin e saj të adoleshencës, por ai e ka falur, mirëpo ajo e ka nxjerrë atë jashtë shtëpisë.

Më pas kanë biseduar dhe janë pajtuar që të vazhdojnë, duke i dhënë marrëdhënies së tyre një mundësi të dytë, por që tani ajo sërish i ka kërkuar atij të largohet nga shtëpia, sepse ka nevojë për hapësirë.

Letra e plotë e burrit:

Partnerja ime është e dëshpëruar që të ngelet shtatzënë dhe ka kaluar një natë me ish të dashurin e saj.

Unë jam pajtuar që ta lë këtë prapa por ajo po e fajëson veten dhe nuk beson se unë do ta falë atë dhe do ta harroj atë që ka ndodhur.

Unë jam 25 vjeç ndërsa ajo është 24 dhe kemi një djalë 4 vjeçar, që është bota për ne.

Ne u njohëm në kolegj dhe disa javë më vonë e kuptova se lidhja jonë po shkonte mirë.

Ne kurrë nuk grindemi dhe e shijojmë shoqërinë e njëri tjetrit.

Ne të dy punojmë dhe kemi miqtë tanë.

Ne të dy kujdesemi për djalin tonë dhe i bëjmë punët e shtëpisë bashkë.

Ajo kishte një abort 18 muaj më parë dhe asnjëherë nuk e ka kapërcyer atë.

Që atëherë ne kemi provuar të kemi një fëmijë tjetër, por pa fat.

Shoqja e saj e ngushtë së fundmi i ka treguar se është shtatzënë.

Nuk ishte e planifikuar dhe ajo më të vërtetë nuk e do atë fëmijë.

Ajo shkoi në ditëlindjen e 30 të kushëririt të saj dhe nëna e saj po kujdesej për djalin tonë. Unë isha në punë.

Javën e ardhshme ajo ishte e distancuar por unë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte.

Një natë erdha në shtëpi dhe gjeta valixhet e mia të paketuara.

Ajo më tha se nuk dëshiron më të jetë me mua.

Ajo nuk dëshironte të sqarohej dhe unë shkova në shtëpinë e vëllait tim i shokuar.

Disa ditë më vonë, ne biseduam.

Ajo e pranoi se kishte bërë seks derisa ishte e dehur, me ish të dashurin e saj nga adoleshenca.

Ai është 27 vjeçar dhe ishte në festën e kushëririt të saj.

Ajo tha se ishte ndjerë mrekullueshëm duke bërë seks të lirë, pa presionin për të bërë fëmijë.

Por, një pjesë e saj shpresonte që të ndodhte ajo.

Ajo ende më do mua por thotë se do të më kuptonte nëse unë nuk dua ta falë.

Ne folëm shumë për disa ditë, përfshirë edhe çështjen e fëmijës.

Ajo madje e kishte menduar që t’ia kidnaponte fëmijën shoqes së saj, kur ajo do ta lindë atë.

Ajo nuk është shtatzënë dhe ne kemi menduar t’i japim lidhjes sonë edhe një mundësi.

Ne i kemi biseduar gjërat ngadalë që ta kthejmë besimin tek njëri tjetri dhe t’i kthejmë shkëndijat si më parë.

Tani, ajo thotë sërish se ka nevojë për hapësirë dhe dëshiron që unë të largohem.

Përgjigja e psikologes:

Dëshpërimi për të ngelur sërish shtatzënë sjell presion në lidhjen tuaj dhe ajo është ende shumë e stresuar nga aborti.

Tregoji asaj se sa shumë e do atë dhe djalin tuaj dhe se për shkak të sigurisë së tij, ju duhet të jeni bashkë dhe ta kaloni këtë gjendje stresuese.

Të ndaheni tani vetëm do ta shtojë presionin në të cilin ajo gjendet./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat