Rreziku që vjen nga ndërrimi i partnerëve seksual

Life style

Rreziku që vjen nga ndërrimi i partnerëve seksual

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Të kryesh marrëdhënie intime me 10 apo më shumë partnerë, mund të rrisë gjasat për shfaqjen e kancerit.

Sipas një studimi të kryer nga ekspertë britanikë, australianë, turq, kanadez dhe italianë, gjasat që femrat të vuajnë pasoja nga ndërrimi i shumë partnerëve është më i madh.

Studiuesit analizuan të dhëna që u morën nga analizimi i personave mbi 50-vjeç, rreth 5.700 raste, nga ku rezultoi se rreth 22% e burrave dhe vetëm nën 8% e grave raportuan 10 ose më shumë partnerë seksualë.

Studiuesit gjetën një lidhje statistikisht të rëndësishme midis numrit të partnerëve seksualë gjatë gjithë jetës dhe rrezikut të një diagnoze kanceri.

Në krahasim me gratë që raportuan 0-1 partnerë seksualë, ata që thanë se kishin pasur 10 ose më shumë, kishin 91% shanset për t’u diagnostikuar me kancer.

Burrat që raportuan 2-4 partnerë seksualë gjatë gjithë jetës, ishin 57% më të predispozuar të diagnostikoheshin me kancer, sesa ata që raportuan 0-1.

Ata që raportuan 10 ose më shumë, kishin 69% më shumë të gjasa të diagnostikohehsin me sëmundjen e rëndë.

Studimi gjithashtu zbuloi se gratë që raportuan 5-9 ose më shumë se 10 partnerë seksualë gjatë gjithë jetës, ishin 64% më të predispozuar të kishin një sëmundje të rëndë, sesa ato që thonin se kishin pasur 0-1 partnerë.

Por studimi nuk përcakton shkak, ai pasqyron gjetjet e mëparshme që lidhin infeksionet seksualisht të transmetueshme në zhvillimin e disa lloje të kancerit dhe hepatitit.

Megjithatë studimi do të vijojë edhe më tej për të gjetur arsyen kryesore se përse pasja e më shumë partnerëve seksualë, rrit rrezikun për kancer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat