Përveç aromës dhe bukurisë, lulet kanë edhe gjuhën e tyre. Ja çfarë përfaqëson secila prej tyre…

Life style

Përveç aromës dhe bukurisë, lulet kanë edhe gjuhën e tyre. Ja çfarë përfaqëson secila prej tyre…

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:14
Ilustrim

Pa marrë parasysh se a planifikoni t’i dhuroni dikujt lule, apo mbase prisni t’i merrni dhuratë, do të duhet të dini kuptimin e kësaj dhurate aromatike, gjë që me siguri do t’ju ndihmojë me rastin e zgjedhjes.

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme. Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:

Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion

Trëndafilat rozë: miqësi

Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua

Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim

Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë

Margarita: pafajësi, besueshmëri

Gladiolat: sinqeritet

Zambakët: besim, urtësi

Orkidetë: madhështi

Luledielli: devotshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat