A dallohet karakteri i njeriut nga mimika, studimi nxjerr përfundimin: të gjithë gabojnë

Life style

A dallohet karakteri i njeriut nga mimika, studimi nxjerr përfundimin: të gjithë gabojnë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:25
Ilustrim

Mund të duket shumë e lehtë që ju ta kuptoni gjendjen shpirtërore të dikujt tjetër bazuar në faktin nëse ata janë të buzëqeshur apo të përhumbur.

Por kjo i bën njerëzit të gabojnë shpeshherë.

Por, treguesit e fytyrës janë, në fakt, sinjale shumë të dobëta për ndjenjat tona të brendshme, ka zbuluar një studim.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror në Ohio të SHBA-ve, analizuan lëvizjen e muskujve në fytyrë të lidhur me një ndjenjë specifike dhe e krahasuan atë me emocionet aktuale të personit në atë kohë.

Ata zbuluan se përpjekjet për të zbuluar ose përcaktuar emocione bazuar në shprehjet e fytyrës ishin pothuajse gjithmonë të gabuara, për njerëzit.

Profesori Aleix Martinez tha se mocionet nuk mund të zbulohen bazuar në mimikat e fytyrës.

“Jo të gjithë që buzëqeshin janë të lumtur. Jo të gjithë që janë të lumtur buzëqeshin. Nëse jeni të lumtur për një ditë të tërë, ju nuk do të shkoni duke ecur në rrugë me një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Ju jeni thjesht të lumtur”.

“Nuk ka asnjë mënyrë që t’i përcaktoni ato gjëra. Dhe më keq, mund të jetë e rrezikshme” theksoi ai. Shumë njerëz besojnë se kanë aftësinë për të dalluar gjendjen apo karakterin e dikujt tjetër, nga shprehia e fytyrës. Dhe studimi thotë se të gjithë gabojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat