Nëse dëshironi të dukeni joshës: Meshkuj, kështu qitet drejt xheli në flokë

Life style

Nëse dëshironi të dukeni joshës: Meshkuj, kështu qitet drejt xheli në flokë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Shumica e meshkujve rregullisht përdorin xhel për flokë, mirëpo është çështja se a e bëni në mënyrë të drejtë

Shumica e tyre e qesin xhelin në flokë të thatë, gjë që është gabim, sepse në atë mënyrë flokët ngjiten, andaj edhe nuk duken të rregulluara.

Nëse dëshironi të dukeni joshës, qiteni xhelin në flokë pak të njomura.

Më parë lyeni mirë në duar, pastaj fërkoni në flokë, sikur i lani, thellë deri në rrënjë, në atë mënyrë sikur përpiqeni t’i mbuloni të gjitha qimet në flokë.

Fërkimi u jep vëllim flokëve. Pos kësaj, do të dukeni mirë dhe nuk do të ngjiten. Pastaj formojeni frizurën sipas dëshirës. Mundeni me duar, me ndihmën e krehrit apo tharëses së flokëve.

Nëse ju duket që xheli nuk është përhapur në mënyrë të barabartë nëpër gjithë flokët, shtoni edhe pak aty ku mendoni që është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat