8 gjërat e përditshme që e bëjnë trupin të mplaket më shpejtë

Life style

8 gjërat e përditshme që e bëjnë trupin të mplaket më shpejtë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

1.Rrini ulur më shumë se 8 orë në ditë

Njerëzit që ulen në pjesën më të madhe të ditës dhe nuk bëjnë stërvitje janë biologjikisht 8 vjet më të vjetër se mosha e tyre aktuale. Kjo deklaratë u vërtetua nga studiuesit që testuan 1.500 gra dhe përcaktuan se ulja e zgjatur mund të shkurtojë gjatësinë e kromozomeve.

2.Mbani vathë të rëndë

Vathët e rëndë vendosin shumë peshë në një zonë delikate të veshëve. Mund të shkaktojë një humbje të formës së veshit. Mund të duket si një faktor i parëndësishëm i plakjes, por veshët tanë janë një pjesë shumë e dukshme e trupit tonë.

3.Ju konsumoni vetëm mish të kuq

Një studim tregoi se ngrënia e tepërt e mishit të kuq, dhe konsumimi i shumë pak frutave dhe perimeve mund të rrisin moshën biologjike të një personi. Ndodh sepse kjo lloj diete rrit nivelin e një elementi në gjak i cili quhet fosfat serum. Për më tepër, mund të shkaktojë sëmundje kronike të veshkave.

4.Nuk keni miq të ngushtë


Vetmia është një faktor rreziku që rrit mundësinë e vdekjes. Gjithashtu, efektet e ndjenjës së vetmisë mund të krahasohen me ato të pirjes së duhanit.

5.E ndryshoni dietën shumë shpesh

Për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë, duhet të përmbahemi në një rutinë të caktuar ushqimore. Kur ndryshojmë dietat tona shumë shpesh, trupat tanë nuk kanë kohë të përshtaten.

6.Pini ujë vazhdimisht nga shishet e plastikës
Pirja e ujit nga shishet e plastikës mund të formojë rrudha shumë të thella rreth buzëve tuaja. Sigurisht, kjo nuk ka asnjë lidhje me plakjen biologjike, por çdo rrudha shtesë mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër.

7.Nuk bëni dush pas ushtrimeve

Nuk ka të bëjë vetëm me higjenën por djersitja irriton gjithashtu lëkurën tuaj, e cila mund të çojë në dëmtim dhe në një pamje të plakjes.

8.Konsumoni shumë produkte të qumështit
Produktet e qumështit mund t’ju bëjnë të dukeni më të vjetër pasi mund të rrisin inflamacionin. Kjo çon në stres oksidativ i cili mund të jetë arsyeja kryesore për plakjen e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat