4 mendimet që ndikojnë negativisht ekzistencën tonë

Life style

4 mendimet që ndikojnë negativisht ekzistencën tonë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:59
Ilustrim

Mendimi është një thikë me dy presa: ai mund të na ndihmojë për të arritur objektivat tona ose, anasjelltas, mund të na zhysë plotësisht. Mënyrat e gabuara të të menduarit shpesh bëhen shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe mbylljes së shumë dyerve…

Cilat janë mënyrat më të zakonshme të të menduarit gabuar?

Ekzagjerimi

Jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm dhe ka raste kur shohim vetëm bardhë e zi. Në situata negative pa dashur e ekzagjerojmë sjelljen tona duke i konsideruar këto situata si  “katastrofa”. Kjo do të thotë se jemi duke menduar vetëm negativisht.

“Duhet”

Një nga funksionet kryesore të mendimit është projektimi. Në sajë të kësaj mund të organizojmë sjelljen tonë dhe të parashikojmë pasojat. Megjithatë, ka raste kur fillojmë të planifikojmë shumë gjëra, dhe shumë pak i zbatojmë ato, duke u bërë kështu viktima të “duhet”. Zakonisht këto janë gjëra që do të dëshironim t’i bënim, por nuk i bëjmë, për shkak të mungesës së kohës, sepse besojmë se nuk jemi të denjë, ose thjesht sepse i referohemi kushteve të papërshtatshme.

Përgjithësimi

Kjo është një formë veçanërisht e dobishme e të menduarit, që na lejon të nxjerrim disa përfundime nga raste të veçanta, por ka raste kur përgjithësimi bëhet armiku ynë, pasi çon në krijmin e një sërë stereotipesh që, në fund të fundit, do të përcaktojnë qëndrimet tona, sjelljet dhe vendimet, duke mbyllur derën e mundësive dhe duke na krijuar probleme në marrëdhëniet ndërpersonale.

Parashikimi i së ardhmes

Dalja në një përfundim është një nga detyrat kryesore të mendimit. Megjithatë, shpesh biem në grackën e konkluzioneve pa pasur të dhënat e nevojshme. Në praktikë, para një fakti dhe pa dëshmi të mjaftueshme, arrijmë në një përfundim pothuajse gjithmonë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat