Ndryshimet e papritura që ndodhin në trupin e një gruaje pas lindjes

Life style

Ndryshimet e papritura që ndodhin në trupin e një gruaje pas lindjes

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 11:41
Ilustrim

Jeta e një gruaje ndryshon në mënyrë drastike pas lindjes, sepse ajo duhet të mbajë përgjegjësi si për veten, ashtu edhe për fëmijën e saj.
Ndryshime të mëdha ndodhin në trupin e një nëne të re, shkencëtarët pretendojnë se ato e kanë të vështirë pasi qelizat e një foshnje të porsalindur mund të qëndrojnë me të gjatë gjithë jetës së saj.

Bright Side mësoi se si trupi i një gruaje ndryshon pas lindjes:

 Zëri ndryshon

Zëri i një gruaje që lind një fëmijë ndryshon, ai bëhet më i ulët dhe më monoton. Ky është përfundimi që arritën shkencëtarët nga Universiteti i Sussex. Një vit pas lindjes, zëri i një gruaje kthehet në frekuencën e saj fillestare.

Ankthi rritet

Nënave të reja u thuhet shpesh se duhet të qëndrojnë të qeta dhe paqësore, megjithatë, e vërteta është se është e pamundur. Zakonisht, një grua që lind një fëmijë frikësohet dhe e shqetësohet për gjithçka. Por, kjo është normale. Nuk është gruaja që është jashtëzakonisht nervoze por, hormoni oksitoksinë që vazhdon të rrisë nivelin e saj të ankthit.

Truri funksionon më mirë

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë bëhen më të zgjuara pas lindjes së fëmijëve. Truri bëhet më i madh për të përmbushur nevojat jo vetëm të nënës por, edhe të nevojave të foshnjës. Kjo është arsyeja pse nënat e reja mund të jenë punëtore më të mira sesa kolegët e tyre që nuk kanë fëmijë.

Trupi bëhet gati për një shtatzëni të re

Sistemi imunitar i një gruaje zvogëlohet në mënyrë drastike gjatë shtatëzanisë, është e nevojshme për të parandaluar trupin që të refuzojë qelizat e huaja të fetusit dhe abortet. Shkencëtarët kanë zbuluar që këto qeliza mbeten në trupin e nënës edhe 4 – 5 vjet pas lindjes dhe ato janë të gatshme të mobilizojnë trupin sa më shpejtë që të jetë e mundur në rast se zhvillohet një shtatzëni e re.

Trupi ripërtërihet

E gjitha është për shkak të gjakut të fetusit. Ai fillon proceset e rigjenerimit në trupin e nënës. Qelizat embrionale ndihmojnë një grua shtatzënë të shërojë plagët dhe madje mund të parandalojë dhe shërojë sëmundje serioze.

Rreziku për kancer zvogëlohet

Mekanizmi që mbron gratë nga disa lloje të kancerit “ndizet” pas lindjes në trupin e një gruaje. Për shembull, gratë që lindin foshnjat e tyre në një moshë më të re kanë një rrezik më të ulët për të marrë kancer të vezoreve. Rreziku zvogëlohet me çdo shtatëzani të plotë. Vajzat që u bënë nëna para 25 vjeç dhe ushqeheshin me gji bebet e tyre janë më pak të ndjeshme ndaj kancerit të gjirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat