Këto vese të këqija janë shenjë inteligjence

Life style

Këto vese të këqija janë shenjë inteligjence

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:43
Ilustrim

Ngrënia e thonjve: Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Montrealit botuar në vitin 2015, ata që vuajnë nga ngrënia e thonjve janë perfeksionistë. Studimi tregoi se këto persona ishin më të saktë dhe të rreptë, e cila tregoi një prirje të frustrimit, kur ato nuk mund të arrinin qëllimet që kishin vendosur.

Vegimi: Një studim i  publikuar në revistën Psychological Science ka treguar se ka një korrelacion midis ëndrrës dhe mirëqenies së njerëzve në zgjidhjen e problemeve. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë vënë re se njerëzit që shpesh e “gjejnë mendjen diku tjetër” para situatave komplekse reagojnë më  mirë dhe me rezultate më të mira se kur janë me këmbë në tokë.

Të folurit me vete: Duke folur për veten, në fakt, stimulon kujtesën, ajo ndihmon të zhvilloni aftësinë për t’u përqëndruar dhe të jeni më të qartë përballë problemeve apo situatave komplekse.

Thashethemet:  Sipas studiuesve në Universitetin e Stanfordit, thashethemet mund të kenë efekte pozitive në dinamikën kolektive, në nxitjen e bashkëpunimit. Në një tjetër studim thotë se akti i thashethemeve, ashtu si seksi, ndihmon trurin për lirimin e oksitocinës, hormonin e kënaqësisë, duke inkurajuar humor të mirë dhe për këtë arsye një mjedis më pozitiv.

Thënia e fjalëve të këqija: nuk është shenjë e hijeshisë, por me sa duket është sinonim me inteligjencën. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit, Maastricht, Stanford dhe Hong Kong kanë zbuluar se njerëzit të cilët thonë fjalë të këqija janë të sinqertë dhe të ndershëm. Ndërsa hulumtimi tjetër ka treguar se këta njerëz në fakt kanë një fjalor më të pasur se të tjerët dhe janë në gjendje të gjejnë lehtë sinonime.

Dembelizmi: Një studim i kryer nga hulumtuesit në Florida Gulf Coast Universitetin argumenton se njerëzit e zgjuar janë ata që janë më dembel.

Njerëzit e parregullt: Kathleen Vohs, nga Universiteti i Minesotës, thotë se të jesh në një mjedis të çrregullt stimulon kreativitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat