6 këshilla për të fituar sigurinë në vete

Life style

6 këshilla për të fituar sigurinë në vete

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Ka ditë kur ndihemi të pasigurtë. Një gabim në punë, një koment negativ, shkakton ndjenjën se ju nuk jeni mjaftueshëm të mirë / zgjuar / të bukur. Megjithatë, le të kujtojmë se ne nuk mund të kontrollojmë se çfarë mendojnë të tjerët ose thonë, por ne mund të vendosim se si duam të reagojmë dhe të përgjigjemi.

6 këshilla për të fituar sigurinë në vete:

 1) Mos u shqetësoni

Pasi të keni bërë gjithçka që ishte në fuqinë tuaj për të bërë, lërini gjërat të ndodhin!

2) Shikoni prapa

Zakonisht ne jemi më të projektuar drejt së ardhmes, drejt qëllimeve që kemi vendosur  për veten dhe ndihemi të shkurajuar kur  kuptojmë se jemi ende larg nga arritja e qëllimit. Në gjithë këtë harrojmë rrugën që kemi udhëtuar, dhe që na ka lejuar për të qenë aty ku jemi tani. Për një herë, shikoni prapa dhe përgëzoni veten për udhëtimin dhe të gjitha pengesat që keni kaluar me sukses!

3) Synoni progresin jo përsosjen

Kur priremi drejt prefeksionizmit ndihemi keq, në qoftë se nuk mund të arrijmë standardet tona. Megjithatë, përpiquni të jepni më të mirën nga vetj , sepse e doni atë, jo sepse duhet të jetë e përkryer.

4) Mos u krahasoni

Secili udhëtim është personal dhe për këtë arsye nuk mund të krahasohet me atë të të tjerëve.

5) Ju nuk jeni ajo që ju bëni

Ne mund të bëjmë gabime, por jo sepse ne jemi një gabim. Ne mund të sillemi keq, por jo sepse ne jemi njerëz të këqinj. Ne gjithmonë duhet të mbajmë mend që të bëjmë dallimin në mes asaj që bëjmë dhe çfarë ne jemi, veprimeve tona dhe thelbit tonë.

6) Kushtoji vëmendjen dialogut të brendshëm

Ji i mirë me veten, provoni mirëkuptim dhe admirim për atë që bëni ju dhe për atë që jeni. Jepi dashuri vetes, madje edhe kur ju mendoni se nuk e meritoni atë: kjo është koha kur ju nevojitet më së shumti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat