40 vjet jetë, ja 40 mësimet që mora

Life style

40 vjet jetë, ja 40 mësimet që mora

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Nuk është e thjeshtë të jesh 40 vjeç. Familja, puna, jeta e përditshme na kërkojnë energji të vazhdueshme ditë për ditë.

Jemi energjike por të lodhura, të sprovuara nga jeta, me gabime plot por të mbushura me dije e mësime që na kanë bërë më të mprehta e më të ditura.

Këtu janë 40 gjërat që kam mësuar gjatë 40 viteve të mia:

Rrudhat shfaqen gjithsesi.

Ushtrimet janë themelore, por shumë më tepër për shëndetin sesa për estetikën e jashtme.

Zbulon se kremi i diellit është një element më i domosdoshëm sesa mascara për qerpikët.

Dashuria për bimët dhe kafshët është e pafund.

Librat janë shoqëruesit tanë më të mëdhenj.

Pirja e një gote verë me burrin tuaj është më e rëndësishme se sa një shtëpi gjithmonë xixë e pastër.

Fillojmë të dëshirojmë nipër e mbesa, që në momentin që fëmijët janë rritur dhe kanë hapur krahët e tyre.

Asnjë horoskop i mirë nuk e tejkalon një libër në duar.

Dhënia e kohës tonë për një qëllim më të madh, na mbush me gëzim më shumë sesa blerja e një palë këpucëve të reja.

Gjykojmë më pak, por kuptojmë më shumë.

Flasim më pak, por dëgjojmë më shumë.

Preferojmë të kalojmë kohën në një kurs me grep, në vend të një kursi të ri të një gjuhe të huaj.

Daljet jashtë zëvendësohen nga takime me miq të mirë në dhomën e ndenjes.

Shtylla kurrizore dhe gjunjët ekzistojnë dhe janë edhe kur je 40 vjeç. Ndonjëherë të mbajnë edhe deri 80 vjeç. Tregoni kujdes për to!

Flokët e gjatë e të bukur u lënë hapësirë flokëve praktikë e të shkurtër.

Ne nuk mbahemi më tek klishetë.

Thjeshtësia bëhet një objekt luksoz.

Një pushim i shkurtër pas drekës është gjallërues.

Nuk na interesojnë më mendimet e të tjerëve.

Lumturia jonë është qëllimi ynë më i lartë.

Preferencat dhe shijet tona ndryshojnë shumë, por ato janë ende të mira!

Paraja nuk ka më të njëjtën vlerë si më parë për ne.

Thirrja e një shoqeje për një pije jashtë shpesh do të ndryshohet me një ftesë për kafe në shtëpi.

Çaji ekziston! Është më i shijshëm se pijet e tjera të përpunuara dhe e gjen me shije të ndryshme.

“Në ditët e mia” bëhet një shprehje e përdorur shpesh.

Qenushët pjesërisht kompensojnë mungesën e fëmijëve tanë.

Përvetësimi i inteligjencës emocionale dhe shpirtërore bëhet më i rëndësishëm sesa të kesh makinën e ëndrrave.

Ecja në natyrë dhe dëgjimi i zogjve, ka një efekt qetësues që nuk e kishit menduar ndonjëherë.

Një burrë ushtarak do të mbetet gjithmonë një ushtarak! Që në fëmijëri madje, adoleshencë dhe pjekuri. Kjo nuk ndryshon!

Dalja nga shtëpia me diçka hedhur supeve dhe një ombrellë bëhet një rutinë.

Të ndjesh përkujdesin e bashkëshortit, kur arrin në këtë fazë të jetës, ka më shumë vlerë sesa deklarimet gjithë mjaltë të dashurisë.

Shkëputja është një fakt i ditur. Asgjë nuk është e jona, gjithçka është e shkurtër.

Xhelozi?! Nuk kemi kohë për xhelozi, por bashkëshortin nuk duam ta ndajmë me femra të tjera gjithsesi.

Angazhimi, besnikëria dhe bashkëpunimi janë vlera shumë më të vlefshme në një martesë sesa një fytyrë e bukur dhe një trup i paparë.

Intensiteti zëvendësohet nga “armëpushimi”.

Marrim zakonin e të përgatiturit për gjithçka.

Qeshja me veten është argëtimi ynë më i mirë.

Kemi mësuar të festojmë çdo fitore të vogël.

Ne shqetësohemi gjithnjë e më shumë për familjarët e të afërmit tanë, edhe pa shkak.

Ne bëjmë paqe me veten, me të kaluarën tonë dhe me frikërat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat