Pishina dimërore, një trend i ri

Life style

Pishina dimërore, një trend i ri

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Nuk është vetëm një nga argëtimet e pakta që mund të bësh gjatë dimrit, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të ushtruar!

E kemi fjalën për pishinën dimërore dhe notin, një sport fantastik, i cili, jo vetëm të fal kënaqësi, por edhe vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit.

Nuk mjaftojnë vetëm një palë rroba banje dhe noti klasik, pasi në pishinën dimërore duhet të dish të zgjedhësh mes kurseve të ndryshme.

Zumba në ujë

Tashmë të gjithë e njihni zumbën! Pse të mos bëni tuajën edhe zumbën e ujit?! Lëvizjet kanë në bazë kërcimin dhe gjimnastikën nën ritmet amerikano-latine, të cilat realizohen në ujë. Kjo tendencë ka gjetur përkrahje kudo në botë.

Ushtrime të tilla janë mjaft të mira për tonifikimin e muskujve dhe për qarkullimin e gjakut, si dhe të falin më tepër fleksibilitet.

Triathlon 

Ky kurs ka të bëjë me kombinimin e tri mënyrave të ndryshme të gjimnastikës që mund të bëhet në pishinën dimërore. Lëvizjet kanë një intensitet të lartë dhe shfrytëzojnë disa prej ushtrimeve të kombinuara.

Pra ky kurs është një leksion intensiv, i cili e rrit shpejtësinë e ushtrimeve dalëngadalë.

Fitness në ujë 

Ky kurs ka në bazë të tij një sërë lëvizjesh, të cilat duhet të tonifikojnë muskujt.

Lëvizjet që propozohen janë të vështira dhe inkurajuese, por nuk sforcojnë strukturën kockore.

Ushtrime hydrofobike 

Ky lloj specialiteti i kursit në pishinën dimërore është i një vështirësie mesatare. Ushtrimet kanë të bëjnë me një pedalim të vazhdueshëm të këmbëve në ujë, që lidhen me kardion, çka përkthehet në oksigjenim më të mirë të muskujve.

Këto ushtrime bazohen kryesisht në ushtrimet e forcës dhe të rezistencës. Ky kurs këshillohet edhe për sportistët, të cilët duhet të kryejnë përgatitje atletike.

Gjimnastikë në vaskë 

Ushtrimet kanë një intensitet mesatar, të cilat shfrytëzojnë ujin si vegël kryesore. Gjimnastika në vaskë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut të këmbëve dhe abdominaleve.

Këto ushtrime rekomandohen edhe për djegien e dhjamit dhe për personat që kanë probleme shpine. Nuk ka rrezik traumash, ndaj mund të praktikohet nga të gjitha grupmoshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat