Përse njerëzit rikthehen tek ish partneri/ja?

Life style

Përse njerëzit rikthehen tek ish partneri/ja?

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një ekspert shpjegon pse njerëzit rikthehen tek partnerët edhe pse janë lënduar nga ata.

Ndonjëherë ne vendosim që një lidhjeje jo të mirë t’i japim një shans të dytë, duke shpresuar që do të ndodhin gjëra të ndryshme këtë herë, raporton “Bright Side”.

Kjo ndodhë sepse mund të ndihemi të vetmuar, apo keni emocione negative por edhe sepse jemi marrëzisht të dashuruar, ne lejojmë që të kthehemi përsëri tek ai person edhe pse në mënyrë të logjikshme nuk ka kuptim.

Të ktheheni përsëri tek lidhja e vjetër është shumë e lehtë dhe e dëgjuar më parë. Është e thjeshtë nëse ju vendosni të ktheheni prapa në lidhjen e vjetër sepse tashmë jeni familjarizuar me veçoritë e njëri-tjetrit, duke ditur preferencat si ushqimi, pija, veset dhe gabimet e ndryshme.

Nuk mund të vazhdoni me vetminë. Ndarjet nuk janë të lehta, ju e gjeni veten të vetmuar në ato momente, dhe personi që ju bënte të lumtur nuk është më afër teje. Filloni të mendoni për momentet e lumtura, gjërat e bukura që keni bërë së bashku, dhe nuk mund të vazhdoni më të ndiheni të vetmuar.

Po kaloni një gjendje të rëndë emocionale. Ndarjet pretendojnë të jenë dramatike, dhe më e keqja është që dhimbja brenda nesh na ndjek deri sa të mendojmë që ndoshta është më mirë që të riktheheni së bashku, duke harruar të gjitha momentet që në fakt ju shkaktuan këtë gjendje.

Shpresojmë që partneri/ja do të ndryshojë. Ideja e të “qenit të verbër nga dashuria” është shumë e vërtetë. Edhe pse nuk e shohim që veprimet tona janë të kundërta me atë që ne do të donim, nganjëherë ne harrojmë principet tona duke shpresuar që partneri do të ndryshojë për të mirë.

Ne mund t’i japim një shans të dytë ish-partnerit duke shpresuar që do të ndryshojë veprimet, edhe pse jemi të vetëdijshëm që kjo gjë nuk do të ndodhë, të menduarit që kjo gjë do të ndodhë është më e fortë se sa logjika jonë. Por në realitet shumë pak njerëz ndryshojnë veprimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat