Miqësia me shoqet që jetojnë jashtë vendit është miqësia më e fortë

Life style

Miqësia me shoqet që jetojnë jashtë vendit është miqësia më e fortë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:47
Ilustrim

Të kesh një mike të mirë është fat i madh. Do të thotë të kesh një person me të cilin ndan gëzimet më të mëdha, dhe dhimbjet më të thella. Do të thotë të kesh dikë që e kupton shpirtin tënd dhe e di se për çfarë ka nevojë ai.

Megjithatë, në shumë kultura ekziston shprehja “Sa afër syve, aq afër zemrës”. Nisur nga kjo, shumica e marrëdhënieve tentojnë të ftohen me largimin e personave. Dhe pikërisht për këtë arsye, marrëdhëniet shoqërore të cilat i mbijetojnë largësisë dhe ndarjes për një periudhë më të gjatë, janë miqësitë më të forta. Kjo sepse një miqësi e tillë nuk kërkon domosdoshmërisht kontakt të përditshëm, as verifikim të vazhdueshëm të marrëdhënies. Është marrëdhënie mes personash të pjekur, që e dijnë vlerën e njëra-tjetrës, besojnë fuqishëm te tjetra, dhe pavarësisht se sa kohë mund të ketë kaluar, ato janë shoqet më të afërta në momentin që takohen. Prandaj, nëse keni një miqësi të këtillë, çmojeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat