Femrat më pak të prira të rriten në pozitë pas shtatzënisë

Life style

Femrat më pak të prira të rriten në pozitë pas shtatzënisë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:42
Ilustrim

Femrat janë dukshëm më pak të prira sesa meshkujt që të rriten në punë pasi të lindin fëmijë, sugjerojnë hulumtimet e reja.

Raporti i publikuar së fundi nga ekspertët britanikë ka zbuluar se vetëm 27.8 për qind e femrave janë të vetë-punësuara apo punojnë me orar të plotë tri vite pas lindjes, krahasuar me 90% të meshkujve.

Të dhënat po ashtu tregojnë se femrat që rikthehen në punë pas pushimit të lehonisë janë 66% më pak të prira të rriten në pozitë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me meshkujt.

Veç kësaj, 17% e femrave e lënë punën gjatë pesë viteve pas lindjes, krahasuar me vetëm 4% të meshkujve.

Hulumtuesit kanë treguar se femrat ende vuajnë ekonomikisht si rezultat i përgjegjësive që i kanë si prind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat