Qëndroni të mirë! Mos lejoni që ligësia e njerëzve të tjerë t’ju bëjë si ata - Bota Sot
Qëndroni të mirë! Mos lejoni që ligësia e njerëzve të tjerë t’ju bëjë si ata

Life style

Qëndroni të mirë! Mos lejoni që ligësia e njerëzve të tjerë t’ju bëjë si ata

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Në një botë ku mirësia jonë po vihet vazhdimisht në provë, të qëndrojmë vetvetja është vërtet e vështirë. Paradoksi i kohërave tona është se sa më mirë dhe vetëmohues të sillemi me njerëzit, aq më shumë ata e lexojnë sjelljen tonë si dobësi.

Të tjerët përfitojnë nga njerëzit e mirë dhe, për fat të keq, njerëzit e mirë e kanë të vështirë ta realizojnë qëllimin e tyre, ose, nëse e bëjnë, ata janë aq të pastër në zemër sa mbeten vetëm. Epo, a nuk duhet të shihet mirësia si pasuri? Një vlerë e mrekullueshme që duhet të respektohet sesa si një leje për njerëzit me qëllime fisnike?

E vërteta është se për njerëzit me zemër të pastër nuk ka rëndësi të marrin një shpërblim. Këta njerëz thjesht duhet të dinë që kanë bërë mirë dhe se kanë bërë dikë të lumtur. Por kur të tjerët e shfrytëzojnë këtë, kur tejkalojnë të gjithë kufijtë, është e vështirë të vazhdojnë të jenë gjithmonë vetvetja.

Të jesh vetvetja është një ndërmarrje e madhe në ditët tona. Kërkon shumë sakrificë, shumë dashuri vetëmohuese dhe shumë durim. Durimi vihet vazhdimisht në provë dhe, siç e dimë, në planin afatgjatë, edhe personi më i durueshëm lodhet. Ju lodheni duke bërë gjithnjë mirë dhe në fund bëheni keq. Ne lodhemi duke iu përkushtuar plotësisht, dikujt që nuk e vlerëson atë që bëjmë për ta.

Ju bëni mirë jo për të marrë shpërblim… Ju bëni një vepër të mirë për të ndjerë se tjetri është i lumtur dhe i gëzohet lumturisë së tij. Sidoqoftë, kur tjetri i interpreton këto vepra të mira si një arsye për të nxjerrë një përfitim personal është vërtet e trishtueshme.

Mbyllja është një armë mbrojtëse, por në të njëjtën kohë një mëkat i madh. Është për të ardhur keq që të keni aq shumë dashuri për të dhënë dhe të mos jeni në gjendje ta jepni atë. Ne vetëm duhet të mësojmë të zgjerojmë të mirën. Ne duhet të mësojmë të japim vëmendjen dhe dashurinë tonë vetëm për ata që e meritojnë vërtet atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat