7 siklete të kota që kemi kur shkojmë në palestër!

Life style

7 siklete të kota që kemi kur shkojmë në palestër!

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:20
Ilustrim

Më lër ta gjej pak justifikim e radhës. Po pret të blesh streçet e reja se s'do t'i veshësh më ato që ke? Apo kjo javë iku si iku se ke qenë shumë e zënë në punë? Nejse. Përtej kësaj, e shkuara në palestër shoqërohet edhe me disa ankthe të tjera, që të paktën 1 herë, i kemi ndjerë të gjithë.

Për çfarë e kemi fjalën? Për gjithë "sikletet" e kota që na vijnë ndërmend sapo nisim të ushtrohemi. Kujto që i ndodh të gjithëve, por kjo s'do të thotë të mos përpiqemi për t'i eleminuar.

1. "Mos dukem keq kur bëjë këtë ushtrim?!"

Ti atë ushtrim kushedi sa herë e ke bërë para pasqyrës dhe e ke parë që dukesh për mrekulli, por gjërat ndryshojnë kur hyn në palestër. Mendon se dukesh keq dhe gjithë të tjerët, kanë lënë ushtrimet e tyre dhe po të gjykojnë ty.

Pikë së pari, nuk bën figurë budallaqeje dhe fshije nga mendja. Je në palestër për të përmirësuar trupin dhe gjallëruar mendjen, kështu që fokusohu aty. 

2. "Këta të tjerët janë më të fortë/më të mirë se unë"

Na ndodh të gjithëve ta mendojmë këtë. E zëmë se është e vërtetë, edhe?! Ç'tregon kjo forca fizike? Gjithsesi, nëse të bën të ndihesh më mirë, kujto që ti s'e di sa kohë ka ajo që ngre pesha më të rënda se ty që ushtrohet.

3."S'di si ta përdor këtë pajisjen"

As unë nuk di. As të tjerët s'kanë ditur. Në raste të tilla, kujto që në anë të veglave ka një udhëzues që të tregon si ta përdorësh dhe për ç'pjesë të trupit shërben. Në të kundërt bëji një zë instruktorit. Në fund të fundit, nëse s'do të kishe nevojë për ndihmë, s'do të ishe fare aty.

4."S'qenkam fare elastike"

Kujto që trupat e gjithkujt janë ndërtuar ndryshe. Kujto që ata që sheh ti atje, mund të kenë me vite që ushtrohen dhe se ndoshta pas 1 viti do t'ja dukesh dhe ti si ta. S'ka asgjë për të menduar gjatë.

5. "Po më shohin vetëm mua"

Jo, askush s'po të sheh. Të duket ty, sepse s'je e fokusuar tek qëllimi yt. Je vetëm ti dhe pajisjet kështu që përqëndrohu dhe injoro sinjalet e panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat