Meri Shehu jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Mund të rigjeni një pozicion pune të cilën e kishit kërkuar…

Life style

Meri Shehu jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Mund të rigjeni një pozicion pune të cilën e kishit kërkuar…

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Meri Shehu

Astrologja e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për ditën e sotme ( e premte 28 shkurt 2020) për të gjitha shenjat si më poshtë:

Dashi

Kanë filluar të qarkullojnë në mendjen tuaj disa ide dhe plane të reja të cilat po vertiten dhe do vërtiten në mendjen tuaj edhe për disa kohë derisa te vendosni ca do bëni

Demi

Ju rikthehet një propozim nga e kaluara nga një shok apo mik dhe do përpiqeni ta analizoni kryesisht për një veprimtari private ose në planin personal

Binjaket

Ju del përsëri përpara një person në lidhje me punën apo karrierën i cili në të kaluarën nuk ju ka lënë shije shumë të mirë. Do ju duhet ta rishikoni më mirë ecurinë tashmë

Gaforrja

Ju del një problem për zgjidhje sidomos në planin ligjor apo në çështje që lidhen me udhëtime e studime. Keni kohë për të gjetur një zgjidhje megjithese jeni duke e ndjerë një mundësi

Luani

Një çeshtje shumë e komplikuar personale dhe ekonomike ju del përpara ose si te themi duhet ta merrni seriozisht që ta sqaroni apo ta zgjidhni

Virgjeresha

Nuk mund të bëni një hap të ri në bashkëpunime pa sqaruar dicka nga e kaluara apo disa pengesa që ju kanë dal përpara të cilat lidhen me të kaluarën

Peshorja

Mund të rigjeni një pozicion pune të cilën e kishit kërkuar diku tjetër gabimisht dhe ju kishte lodhur për disa muaj me rradhë. Tani ky gabim rregullohet

Akrepi

Ju rikthehen të gjitha energjite për të plotësuar veten në planin erotik dhe ju dalin përpara shumë persona që ju propozojnë. Kujdes në zgjedhjet që do bëni

Shigjetari

Mundohuni të krijoni një ambjent të ri apo një  hapje të re duke përmirsuar kushtet egzistuese ku jetoni e punoni. Do keni pengesa dhe ide të reja pa diskutim

Bricjapi

Një takim shumë i rëndësishëm do ju bejë të mendoni dhe të analizoni situatën dhe mundësine të rregulloni gabimet e bëra në një lidhje apo keqkuptimet që keni lene pas

Ujori

Disa gabime apo pengesa në çështjet ekonomike do fillojnë të qartësohen ose do filloj fillimi i fundit në një marrëdhënie erotike që ju ka mbajtur larg jetës konkrete

Peshqit

E kaluara dhe mendimet e ngatërruara apo ndikimet nuk ju lënë të mendoni për momentin pozitivisht e të bëni një hapje të re në jetën tuaj për parashikime të detajuara personale të jetës, punës dhe dashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat