Gabimet më të shpeshta me rastin e përdorimit të blenderit

Life style

Gabimet më të shpeshta me rastin e përdorimit të blenderit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Për të marrë më të mirën nga aparatet e ndryshme dhe në fund të gatuani ushqimin apo ëmbëlsirën më të shijshme, patjetër duhet t’i dini disa rregulla për përdorimin e tyre

Përbërësit e thatë kurrë nuk bën t’i fusësh në enë para përbërësve të lëngët. Veç kësaj pjesërisht do të ngjiten për fund, nuk do të përzihen mirë me lëngjet në majë.

Pra, gjithmonë më parë qitni përbërësit e lëngët, pastaj shtoni ata të thatë. Dhe vetëm të zier dhe të nxehtë përbërësit nuk bën t’i përzini të mbuluar me kapak, sepse nga avulli do të krijohet lëng shtesë.

Për recetat e ndjeshme dhe për pak pika uji mund të ndryshoni teksturën dhe në fund nuk do të keni ushqim cilësor apo ëmbëlsirë cilësore.

Në blenderë dhe në aparate të ngjashme zakonisht ekziston susta me të cilën mund të kontrolloni kohën e përzierjes, përkatësisht sapo të lironi, blenderi pushon së punuari.

Ky është opsioni ideal, sepse kështu, për shembull, mund të grini perimet për vetëm disa sekonda, mjaftueshëm që të mos e shtypni tepër nëse kështu kërkon receta.

Gjatë përdorimit të blenderit së paku njëherë ndërpriteni procesin dhe përzieni përbërësit. Dhe në fund, është shumë me rëndësi që çdo aparat ta pastroni hollësisht, përkatësisht ta lani.

Mbetjet e ushqimit në të janë të rrezikshme për shëndetin.

Vetë enën mundeni më së lehti ta lani nëse në të qitni pak ujë dhe një pikë detergjenti për larje dhe e aktivizoni blenderin. Pastaj lajeni edhe me dorë dhe shpëlani mirë me ujë të nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat