Disa lojra që mund të luani në shtëpi këto ditë të vështira

Life style

Disa lojra që mund të luani në shtëpi këto ditë të vështira

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:05
Ilustrim

Virusi korona i cili u përhap me shpejtësi në mbarë botën ka krijuar panik tek njerëzit. Zgjidhja më e mirë për t'u ruajtur nga infektimi është të qëndrosh në shtëpi me familjen. E fëmijët janë ata që më së shpeshti nuk i kuptojnë këto situata andaj prindërit duhet të i qetësojnë ata dhe të evitojnë panikun. Qëndrimi në shtëpi mund të bëhet i mërzitshëm andaj më poshtë janë disa lojëra të cilat mund t'u ndihmojnë të kaloni kohën.

1.Bingo me foton e familjes

Kjo lojë me fotografi ndihmon në përmirësimin e kujtesës së fëmijës, si dhe i njeh ata me anëtarët e familjes dhe të afërmit e tjerë. Zgjidhni 9 fotografi të të afërmve tuaj dhe vendosini në rreshtim 3 me 3. Pastaj kërkojini fëmijës të mbulojë me karton me ngjyrë foton e gjyshit apo xhaxhait etj.

2.Pica me biskotë

Loja në kuzhinë ndihmon në kreativitetin e fëmijës si dhe në formimin e ndjenjës së përgjegjësisë. Fëmija juaj mund të zbukurojë biskotat e ëmbla me reçel, salcë, djath etj, duke gatuar kështu edhe një vakt të vogël për veten.

3.Loja me kartolina

Fëmijët mund të nxiten të krijojnë kartolinat e tyre sipas dëshirës të ideuara për të afërmit me raste ditëlindjesh, festash, udhëtimesh etj. Më pas ata mund t’ua dhurojnë ato miqve të tyre kur gjithë kjo situatë të ketë kaluar.

4.Bashkëautorë të përrallave

Ndërkohë që i lexoni tregime ose përralla fëmijëve, testoni imagjinatën dhe intelektin e tyre duke iu kërkuar ta vijojnë ata përrallën pas një pike të caktuar, duke përdorur fantazinë.

5.Ndjeshmëria përmes prekjes

Mbushni enë të ndryshme me fruta dhe kërkojini fëmijë të gjejë me sy mbyllur, përmes prekjes se për çfarë fruti bëhet fjalë.

6.Loja me piratë

Ju mund të fshini një send të caktuar diku në shtëpi dhe pastaj të ndërtoni një itinerar me gjëegjëzë dhe lojëra zgjuarsie përmes të cilave fëmija duhet të zbulojë “thesarin e fshehur”.

7.Puzzle

Merr me vete disa enigma të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Enigma (puzzle) mund të mos jetë aktiviteti i parë që zgjedhni por është me të vërtetë njëra ndër lojërat më edukative, bashkëpunuese, dhe të dobishme! Përfundimi i një enigme bashkë me fëmijët do t’ju japë atyre ndjenjën e një arritjeje, dhe pastaj do të kenë konfidencën për të qëndruar më lirshëm me ju.

8.Loja me Pretendime – Doktor, Doktor!

Loja me pretendime ose me role, është aktivitet shumë i mirë për zhvillimin e trurit pasi luan një rolë kritik në zhvillimin kognitiv dhe social të fëmijës, gjithashtu i ndihmon fëmijëve në ndërtimin e aftësive gjuhësore, sociale dhe emocionale si dhe rritë imagjinatën.

Lojëra Kreative

9. 50 Gota

Kjo lojë do të nxisë mendjet inxhinierike të të vegjëlve. Merr të Paktën 50 gota plastike dhe lejo fëmijët që të ndërtojnë diçka kreative. Kjo lojë do të jetë më argëtuese nëse fëmijët kanë dikë që mund të konkurrojnë, nëse jeni duke u kujdesur për vetëm një fëmijë atëherë bëjeni këtë një garë në mes teje dhe fëmijës.

Dhe në përfundim të çdo loje nëse ata fitojnë ju mund t’i jepni një dhuratë për kohën që ata shpenzuan duke luajtur. Frutat, perimet ato vitamina që na duhen aq shumë ditet e sotme për të pasur një imunitet të fortë do të ishin shpërblimet më të bukura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat