Ja si mund t’i shërojmë traumat e shkaktuara nga tradhtia

Life style

Ja si mund t’i shërojmë traumat e shkaktuara nga tradhtia

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Në momentin që i japim besimin tonë dikujt dhe ai na tradhton, vuajtja mund të na bëjë të ndryshojmë sjellje përballë disa situatave jetësore. Për të kuruar një shpirt të lënduar dhe për t’i dhënë një restart jetës, kemi nevojë për kohë, por më tepër për vetëdije dhe pak ndihmë.

Efektet emocionale të prodhuara nga tradhtia, për më tepër kur bëhet fjalë për atë që vjen nga partneri, janë shkatërruese dhe mund të na shkaktojnë një gjendje të ngjashme me atë të ndodhur nga një sëmundje ose nga humbja e parakohshme e dikujt: mungesa e oreksit, depresioni i mprehtë, lodhja e tepërt, zemërim, frustrim, vuajtje fizike dhe psikike, humbje të besimit në vetvete dhe në atë që kemi rrotull.

E vërteta është se, në një mënyrë ose një tjetër, të gjithë fshehim një pjesë të asaj që jemi në të vërtetë. “Maskojmë” personalitetin, të kaluarën, për të pasur një imazh më të mirë në sytë e të tjerëve. Themi se preferojmë të vërtetën, por jo gjithmonë mund të shohim realitetin ashtu siç është dhe nuk mund ta pranojmë një njeri ose një situatë me të gjitha pjesët e saj negative.

E vërteta është se në shoqërinë në të cilën jetojmë sinqeriteti absolut është një utopi. Shpeshherë, e vërteta thuhet vetëm pjesërisht dhe disa informacione janë të mënjanuara qëllimisht për të mos dështuar në disa projekte ose marrëdhënie. Por, kjo nuk do të thotë se tradhtojmë dhe për këtë është mirë të bëjmë një dallim korrekt. Mund të flasim për tradhti kur njëri në thotë një gjë dhe bën tjetër gjë, kur njëri luan një rol për të pasur përfitime nga ne, kundër nesh, kur jemi të gënjyer dhe të manipuluar nga njerëzit të afërt.

Në këto situata, shoku emocional është direkt proporcional me përfshirjen tonë afektive dhe besimin që kishim pasur me personin në fjalë. Në çastet e para, pas zbulimit të së vërtetës, janë më të vështira për t’u tejkaluar, prandaj është më mirë të censurojmë ndjenjat! Kur na vjen të ulërijmë, është më e shëndetshme ta bëjmë këtë gjë se sa t’i ndalojmë ndjenjat, nëse duam të izolohemi dhe të qajmë, të veprojmë!

Sigurisht, manifestimet në publik nuk janë në avantazhin tonë, por mund të nisemi për një pushim të shkurtër për të shëruar brendësinë tonë. Nëse e varrosim dhimbjen, të mos presim që ajo të kurohet vetvetiu, sepse kjo nuk ka për të ndodhur! Shoku që pëson pas një tradhtie, atëherë kur zbulojmë se diçka që dinim ose besonim ndodhet në polin e kundërt, është ndjekur nga ndjenja e vetëfajësimit dhe shkatërrimit të besimit në vetvete.

Fajësojmë veten se nuk ishim shumë të vëmendshëm, se kemi investuar besim pa verifikuar situatat e paraqitura nga personi në fjalë. Ngadalë, por e sigurt, ndenja e fajësisë ndikon mbi besimin tonë dhe do të arrijmë të mendojmë se nuk jemi mjaftueshëm “të mirë”, se nuk jemi në gjendje të identifikojmë një njeri autentik nga një hipokrit, se nuk dimë të krijojmë një marrëdhënie të vërtetë.

Gjithë këto mendime do të na ndikojnë në vazhdim vendimet tona, do të na kufizojnë veprimet, zgjedhjet jetësore dhe, madje, mund të na sëmurin nëse nuk lirohemi prej tyre. Nga pikëpamja psikologjike, bëhet më e vështirë për të përfituar nga cilësitë që kemi, ose t’i japim vetes besim dhe rëndësinë kur dikush në tradhton.

Hapin e parë në rrugën e shërimit dhe rifitimit të besimit tek të tjerët është analiza e situatave të kaluara dhe ndërgjegjësimit. Është e rëndësishme të kuptojmë se në çfarë çasti nga e kaluara jonë kemi qenë më naivë ose besues, kur kemi mbyllur sytë dhe nuk u kemi kushtuar vëmendje detajeve. Për këtë arsye, tani mund të jemi më të vëmendshëm për atë që na thonë të tjerët, duke verifikuar datat dhe situatat e caktuara, përpara se të investojmë besim.

Është mirë të bisedojmë me miqtë tanë për çfarë na ka ndodhur, por edhe me një psikolog. Gjithashtu është e rëndësishme të kuptojmë se, në një proces shërimi, nuk mund të mbyllim sytë dhe problemi zgjidhet. Gjithmonë ka nevojë për kohë për t’u çliruar nga traumat dhe për t’u bërë vend gjërave të reja në jetën tonë. Atëherë kur do të mësojmë të mos e gënjejmë veten, mos të biem pre e iluzioneve dhe të mos ekspozohemi ndaj situatave të pasigurta, njerëzit pa skrupull nuk do të kenë influencë mbi ne.

Në intimitetin tonë është mirë t’ia lejojmë vetes të jemi të prekshëm, të dëgjojmë shpirtin tonë, të kemi luksin të qajmë dhe të pranohemi me të gjithat gabimet tona të kryera në situata të ndryshme. Për t’u ndjerë të lirë, mund t’i shkruajmë atij që na ka tradhtuar një letër, në të cilën t’i themi hapur çfarë na ka dhembur, diçka që mendojmë për atë. Pasi kemi shkruar gjithë mllefin që e kemi mbajtur përbrenda duke liruar veten, mund ta djegim letrën dhe të përpiqemi të falim veten në radhë të parë dhe atë që na shkaktoi vuajtjen.

Pas një kohe, do të zbulojmë se kjo eksperiencë na ka bërë më të fortë dhe na ka dhënë mundësinë që, herë tjetër, të jemi më të vëmendshëm kur marrim vendime. Mos të harrojmë se fituesit e vërtetë janë ata, të cilët nuk dorëzohen kurrë ta shikojnë jetën plot me besim. Pavarësisht rrethanave, janë ata të cilët mendojnë pozitivisht dhe shohin gjithmonë anën e mirë të gjërave, në vend që të ankohen pafundësisht për jetën e tyre duke mos luftuar për të kaluar traumat e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat