Sekrete që shitësit e dyqaneve nuk i thonë kurrë

Life style

Sekrete që shitësit e dyqaneve nuk i thonë kurrë

Më: 16 mars 2020 Në ora: 23:49
Ilustrim

Dyqanet shpesh bëjnë hile që na bëjnë ne të shpenzojmë më shumë.

Bright Side vendosi ti tregojë ato dhe të na ndihmojnë kur duam të bëjmë pazar:

Nga zbritjet përfitojnë dyqanet, jo klientët:

Zbritjet janë krijuar për t’ju bërë të blini gjëra që as nuk i kishit në plan fare. Jo shumë persona mund t’i rezistojnë tundimit kur shohin një zbritje. Por për çfarë janë zbritjet në të vërtetë?

Ndonjëherë, dyqanet rritin qëllimisht çmimet pak para zbritjes për të njoftuar më vonë dhe për të tërhequr klientët.

Reklamat në dritaret e dyqaneve mund të tregojnë zbritje deri në 70 për qind, por do të gjeni zbritje të tillë vetëm për një artikull.

Madhësi të ngjashme mund të jenë shumë të mëdha ose shumë të vogla në varësi të brendit:

Prodhuesit e ndryshëm kanë shkallë të ndryshme të madhësive. Prandaj, do të jeni fiks për një masë të vogël (S) në një dyqan, megjithatë vështirë se do të mund t’ju përshtatet një masë e mesme (M) në një dyqan tjetër.

Bashkëpunimi me një dizajner të famshëm nuk garanton cilësi:

Brendet e mëdha ndonjëherë krijojnë rroba në bashkëpunim me dizajner të njohur. Qëllimi i tyre është që klientët të paguajnë më shumë për artikujt ekskluzivë. Sidoqoftë, e vetmja gjë ekskluzive për ta është prodhimi i tyre në sasi më të vogël, cilësia e rrobave të tilla nuk është më e mirë se e rrobave tjera.

Pjesa e uljeve duket e çrregullt me qëllim:

A keni vënë re ndonjëherë se si të gjitha rrobat në një dyqan janë palosur profesionalisht, ndërsa pjesa e uljeve është në kaos total? Kjo është bërë me qëllim për ta bërë një klient të ndihet i lumtur që gjeti gjënë e duhur në atë rrëmujë dhe të blejë atë menjëherë.

Produkte të dëmshme përdoren në prodhimin e rrobave:

Edhe nëse për një artikull thuhet se është “100 për qind natyral”, ai ende mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Prodhimi i rrobave përfshin produkte që nuk mund të identifikohen pa testimin e duhur laboratorik. Lajini gjithmonë rrobat e reja para se t’i vishni. Kjo do të zvogëlojë sasinë e produkteve të rrezikshme dhe do t’ju mbajë të sigurt në rast se një pa pastërti ka mbetur nga klientë e mëparshëm që e kanë provuan atë.

Veshjet sintetike kushtojnë njësoj sa ato që përmbajnë produkte natyrale:

Prodhuesit shpesh u vendosin çmim më të lartë sa që duhet rrobave sintetike për t’u dhënë klientëve një nxitje për të blerë sende më të shtrenjta që përmbajnë produkte natyrale. Konsumatori mendon se një bluzë pambuku nuk është shumë më e shtrenjtë në krahasim me një sintetike dhe e blen atë pa e menduar dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat