Bëjeni njëherë e përgjithmonë: Sa gjatë mund të qëndrojnë rrobat e njoma në makinë të larjes

Life style

Bëjeni njëherë e përgjithmonë: Sa gjatë mund të qëndrojnë rrobat e njoma në makinë të larjes

Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Për të qenë rrobat të freskëta dhe të pastra është me rëndësi që menjëherë pas larjes t’i nxirrni nga makina, pastaj t’i varni që të thahen

Mirëpo, e dini edhe ju, një numër i madh njerëzish, duke u ngutur që të bëjnë edhe ndonjë punë tjetër, nuk kanë kohë që menjëherë t’i nxjerrin për t’u tharë.

Qëndrimi tepër i gjatë i rrobave të lagështa në kazanin e makinës mund të jetë shumë i dëmshëm dhe të shkaktojë shfaqjen e aromave të pakëndshme.

Kështu ka theksuar një punëtor i punësuar në kompaninë “Virpol”, i cili thotë që rrobat e lara bën të qëndrojnë më së shumti një ditë në makinën e larjes.

– Rrobat e lagështa mund të qëndrojnë më së shumti në makinë 8 deri në 12 orë – ka theksuar ai.

Dhe derisa shumica e njerëzve frikësohen që rrobat të mos marrin aromë të keqe apo aromë myku, eksperti thekson që është me rëndësi që shpesh ta pastroni makinën tuaj, por edhe të përdorni detergjente cilësore.

Nëse rrobat marrin aromë të pakëndshme, ajo mund të jetë për shkak që bakteret dhe myku tashmë kanë filluar të përhapen. Në atë rast është e nevojshme që rrobat t’i lani sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat