Karantinë / Rutina e bukurisë me receta të bëra vetë në shtëpi

Life style

Karantinë / Rutina e bukurisë me receta të bëra vetë në shtëpi

Më: 21 mars 2020 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Në një periudhë karantine si kjo, pyetja që të gjithë i bëjmë vetes është: “Si ta kalojme kohën në shtëpi?” Ka nga ata që lexojnë një libër, ata që eksperimentojnë me receta të reja në kuzhinë, ata që festojnë me filma. Por një mënyrë e dobishme dhe “e bukur” është të riktheni në dorë rutinën tuaj të bukurisë.

Le ta pranojmë, shpesh të rrëmbyer nga angazhimet e përditshme dhe nga dembelizmi sepse ndoshta jemi të lodhur, gjejmë një mijë pretekste për të mos u kujdesur për veten tonë dhe shumë herë madje harrojmë të hidratojmë lëkurën… Tani nuk ka më justifikime.

Të mbyllur në shtëpi ne mund të përkëdhelemi dhe mbase të bëjmë receta të reja bukurie duke përdorur produktet që kemi në kuzhinë. Vaj, mjaltë, kamomil, mollë dhe kastravec: me disa ushqime mund të përgatisni maska për fytyrën dhe pastrues.

Këtu janë trajtimet e bukurisë që mund t’i bëni vetë

Për ata me lëkurë të yndyrshme, një sistem pastrimi mund të bëhet me çaj kamomili. Merrni një top pambuku njomeni me kamomil dhe kalojeni në mollëza, mjekër dhe ballë. Ajo funksionon si një lloj uji micellar për pastrim. Për ata që duan të bëjnë një maskë, ata mund të përdorin gjysmë kavanoz kos të bardhë dhe një kastravec. Sasia e kohës që duhet mbajtur është një orë.

Një maskë e shkëlqyeshme për ata me lëkurë normale mund të merret duke përzier një lugë vaj ulliri me vezë. Një vaj esencial sipas dëshirës tuaj mund të shtohet në përzierje për të aromatizuar përgatitjen, por mund të bëhet edhe pa të. Koha që duhet lënë të veprojë është 30 minuta, por nëse dëshironi mund ta mbani edhe më gjatë. Falë albuminës, lëkura do të bëhet më e ndritshme dhe më pak e stresuar. Vaji i arganit është gjithashtu një aleat i vlefshëm për lëkurën. Një maskë e përsosur kundër plakjes mund të përgatitet me vaj kikiriku (edhe vaji i ullirit është gjithashtu i mirë), duke shtuar një lugë tul molle dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe një majë luge me shafran të Indisë. Koha që duhet lënë të veprojë është afërsisht 20 minuta. Pastaj lajeni me ujë, i cili nuk duhet të jetë asnjëherë i nxehtë, por i ngrohtë.

Për të hidratuar buzët, mund të përgatisni një balsam me një lugë mjaltë dhe tre pika vaj bajame të ëmbël. Me masën e përftuar duhen lyer buzët dhe duhet lënë të veprojë për 30 minuta, kjo gjë duhet përsëritur dy ose tre herë në ditë.

Ata që i kanë duart të dëmtuara nga përdorimi i shpeshtë i sapunit dhe dezinfektuesve të tjerë, duhet të aplikojnë krem dore. Në mungesë të tij, vaji i ullirit i përzier me disa pika limoni është gjithashtu i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat