Kohë pandemie: E pabesueshme çfarë po bën ky çift për shëndetin e komunitetit ku jeton - Bota Sot
Kohë pandemie: E pabesueshme çfarë po bën ky çift për shëndetin e komunitetit ku jeton

Life style

Kohë pandemie: E pabesueshme çfarë po bën ky çift për shëndetin e komunitetit ku jeton

Më: 23 mars 2020 Në ora: 06:18
Jawad dhe Asiyah Javed

Në një kohë kur dyqanet tashmë janë të mbingarkuar nga banorët e zonës që hyjnë dhe dalin për të rrëmbyer furnizime me shumicë, ne zakonisht nuk presim që shumica e pronarëve të dyqaneve ose të punësuarit, të veçojnë një moment për popullatën e moshuar. Por ky çift mysliman skocez nga Stenhousemuir, Skoci, është duke e shpëtuar komunitetin përmes mirësisë.

Jawad dhe Asiyah Javed janë pronarë të një marketi të vogël në zonën e quajtur The Day Today Express. Duke qenë burim i produkteve themelore, kërkesat për to janë rritur shumë. Por gjatë kësaj kohe të vështirë, ata kanë vendosur të ofrojnë paketa të kujdesit falas për popullsinë e moshuar në rajon. Këto pako janë absolutisht falas dhe përmbajnë artikuj thelbësorë për të mbrojtur veten kundër virusit, siç janë dezinfektuesi i duarve dhe maska ​​për fytyrën.

Të moshuarit mund të bëjnë një telefonatë në dyqan dhe do t’i kenë paketat e COVID-19 të dorëzuara direkt në derën e shtëpisë. Çifti po ofron gjithashtu ushqim falas për personat e moshuar. Kështu që anëtarët më të prekshëm të komunitetit nuk duhet të shqetësohen për të dalë jashtë dhe të merren me turmat bezdisëse në supermarket.

Duke folur për The National, Javed tha se kishte parë jashtë supermarketit një zonjë të moshur, e cila ishte shumë e mërzitur, pasi nuk mund të blinte dot asgjë nga turma brenda. Ky është momenti kur ajo kuptoi se të moshuarit janë në disavantazh të madh kur bëhet fjalë për blerje në dyqane ushqimore lokale.

“Ne thjesht po mundohemi të ndihmojmë njerëzit e moshuar. Nëse i ndihmojmë ata, kjo është më e mira që mund të bënim në jetën tonë.”- thanë ata.

Çifti ka patur thirrje telefonike pafund, madje edhe nga njerëz që jetojnë të paktën një orë larg tyre me makinë.

Ata po u japin edhe fëmijëve vendas dezinfektues para se të shkojnë në shkollë, në mëngjes. Kjo tregon se ato nuk shqetësohen vetëm për popullsinë e moshuar, por që gama e tyre e kujdesit shtrihet për të gjithë në komunitet, nga të rinjtë deri tek të moshuarit.

Në faqen e dyqanit në Facebook publikohen çdo ditë postime të reja që reklamojnë shërbimet e tyre. Ata po inkurajojnë dyqane të tjera lokale që të ndjekin gjurmët e tyre dhe të shpërndajnë letra higjienike dhe paracetamol.

Mos harroni që dhembshuria e tyre po lulëzon gjatë kohërave më të këqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat