Produktet që duhet të keni gjithmonë në çantë gjatë verës

Life style

Produktet që duhet të keni gjithmonë në çantë gjatë verës

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Me ardhjen e ditëve të nxehta është e vështirë të gjesh produktet e duhura kozmetike. A

plikimi i tyre duhet të jetë në të njëjtën kohë i lehtë, por edhe të jenë rezistente ndaj ujit.

Living ju sjell një listë me produktet ideale kozmetike për ditët e bukura të verës.

Buzëkuq

Ai ju dhuron hijeshi dhe i mban buzët të buta. I përbërë nga vajra të shumtë, ofron hidratim, duke mos e lënë lëkurën e buzëve të thahet.

Rimel

Ndriçoni shikimin tuaj me një rimel rezistent ndaj ujit. Aplikimi i tij ju dhuron një shikim fatal dhe tërheqje maksimale. Nëpërmjet syve do të thoni gjithçka.

Laps për sy

Rezistent ndaj ujit, ai është ideal për ditët e verës. Me një mori ngjyrash, ju dhuron një shikim plot dritë.

Shkëlqyes për faqe

Një kombinim ngjyrash që i jep ndriçim lëkurës, thekson faqet dhe krijon iluzionin e një shkëlqimi natyral. Falë harmonisë së disa nuancave, ai plotëson çdo kërkesë dhe dëshirë të femrave për një lëkurë fytyre perfekte.

Freskues trupi  

Ky produkt i krijuar nga Lucia Pica sjell freski dhe hidratim, me një aromë të këndshme. I frymëzuar nga Cologne, ai rrit gradualisht shkëlqimin natyral të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat