Veshjet me dizajne të çuditshme që nganjëherë kanë edhe pamje të turpshme - Bota Sot
Veshjet me dizajne të çuditshme që nganjëherë kanë edhe pamje të turpshme

Life style

Veshjet me dizajne të çuditshme që nganjëherë kanë edhe pamje të turpshme

Më: 23 mars 2020 Në ora: 14:38
Foto Ilustrim

Të gjithë mund të ndihen ndonjëherë në siklet me veshjen, sepse mund t’jua tregojë trupin shumë keq, apo kanë ndonjë dizajn që japë pamje të padëshirueshme.

Megjithatë, disa veshje kanë dizajne aq të çuditshme, sa që nganjëherë kanë edhe pamje të turpshme, duke i bërë të mendojnë mirë, ata që vendosin t’i veshin.

Bored Panda i ka përmbledhur disa nga këto veshje të padëshirueshme, që kanë dukje shumë qesharake, që nga këpucët që duken si shputa të zbathura, deri te një palë pantallona që duket se i kanë të pasmet përjashta.

Në mesin e tyre janë një palë këpucë femrash, me një ndarje që i bën të duken si thundra kafshësh, një burrë me veshje ku shihen fytyra fëmijësh, si dhe një fustan i shkurtër ku duket se ka rrjedhur nevoja.

Të gjitha këto veshje, tregojnë se duhet shikuar mirë dizajni i rrobave, sepse kur vishen mund të japin një dukje jo të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat