Sa është e vështirë të jesh me mendimet vetjake?

Life style

Sa është e vështirë të jesh me mendimet vetjake?

Më: 25 mars 2020 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Studimi i ri, i publikuar në revistën shkencore Journal of Personality and Social Psychology, studion temën shumë interesante – në çfarë mënyre njerëzit përballen me mendimet vetjake dhe sa u është e vështirë të mos bëjnë asgjë derisa janë vetëm

Nikolas Batrick dhe grupi i shkencëtarëve nga Universiteti i Virgjinisë, kanë studiuar grupe njerëzish në 11 shtete (Belgjikë, Brazil, Kostarikë, Japoni, Kore Jugore, Malejzi, Portugali, Serbi, Turqi, SHBA, Emiratet Arabe).

Është treguar që situata gjithkah është e njëjtë – të gjithë njerëzit më me dëshirë do të merreshin me diçka, sesa të jenë vetë me vetveten dhe me mendimet e veta.

Pjesëmarrësit (2.557 syresh) kanë qenë të ndarë në dy grupe. Grupi i parë ka pasur për detyrë që t’i kalojë 10 deri 15 minuta duke menduar, ndërsa njerëzit e grupit të dytë kanë shikuar TV, kanë kaluar kohën në internet apo kanë lexuar libër.

Të gjithë të intervistuarit nga të dy grupet kanë qenë vetëm gjatë këtij eksperimenti.

Pas kalimit të kohës, shkencëtarët kanë kërkuar nga të intervistuarit që të vlerësojnë nivelin e kënaqjes, argëtimit dhe monotonisë gjatë atyre 15 minutave.

Shumica e të intervistuarve nga të gjitha shtetet më me dëshirë kanë zgjedhur që të merren me ndonjë aktivitet konkret, sesa të jenë vetëm me mendimet veta.

Meqenëse shumica nga ne punon nga shtëpia apo janë në vetizolim për shkak të situatës së posakrijuar lidhur me coronavirusin, këshillojmë që ditëve të ardhshme të lexoni libra të cilat kaherë keni dëshiruar t’i lexoni, por nuk i keni lexuar – tani është rasti ideal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat