5 sjellje nga të cilat njihet një person tërheqës

Life style

5 sjellje nga të cilat njihet një person tërheqës

Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:41
Ilustrim

Shumica e njerëzve dëshirojnë të ushtrojnë një forcë tërheqëse ndaj të tjerëve, për disa mund të jetë mjaft e natyrshme dhe spontane: ka njerëz natyralistë me karizëm, për të cilët joshja ndaj njerëzve të tjerë është relativisht e lehtë. Për njerëzit e tjerë, shumica do të thoshin, është larg nga e thjeshta dhe kërkon përpjekje dhe këmbëngulje.

5 sjellje nga të cilat njihet një person tërheqës

Por ka “truke” që mund t’i adoptojmë për të na bërë më tërheqës. Sjellje që mund t’i mbajmë për ta bërë veten gati të parezistueshme në sytë e të tjerëve.

Mendoni pozitivisht.

Mundohuni sa më shumë që të jetë e mundur të mendoni pozitivisht dhe të largoni ndjenjat dhe mendimet pesimiste. Njerëzit pozitivë tërheqin simpatinë e të tjerëve, ndërsa ata që rrotullohen sikur të kishin një re të zezë mbi kokë, hedhin poshtë ata që kanë pranë. Jini optimistë dhe pozitivë dhe do tërhiqni njerëz optimistë dhe pozitivë përreth jush.

Jini të prekshëm.

Në mënyrë që të tërhiqni njerëzit e tjerë, ju duhet të hapeni me ta. Nëse nuk i lejoni ata t’ju njohin, nuk ekziston mundësia e një marrëdhënie konstruktive.

Përqendrohuni te të tjerët.

Çelësi për t’u bërë tërheqës – ose më tërheqës – është t’i kushtoni vëmendje njerëzve të tjerë. Është mirë të kujdesemi për veten, por njerëzit tërheqës karakterizohen nga aftësia për t’u kujdesur për të tjerët. Sekreti është të mendoni më shumë për atë që mund të bëni për të tjerët dhe më pak për atë që të tjerët mund të bëjnë për ju.

Jini gjithmonë vetvetja.

Kjo është një nga këshillat që e kemi dëgjuar miliona herë, por nuk do të thotë se nuk është e vlefshme. Arsyeja është mjaft intuitive. Vetëm kur jemi në gjendje ta pranojmë veten për atë që jemi, ne jemi në gjendje t’i pranojmë të tjerët dhe të ndjehemi mirë me ata që kemi pranë. Është e qartë se kjo nënkupton bërjen e vetes të prekshëm deri në një farë mase, por është një çmim që ne mund ta paguajmë me dëshirë, nëse shpërblimi është për të takuar njerëz të rinj dhe stimulues. Dhe atëherë ndjeshmëria mund të rezultojë tepër tërheqëse. Dhe sidoqoftë nëse përpiqemi ta prezantojmë veten për ata që nuk jemi, herët a vonë e vërteta do të dalë në sipërfaqe, kështu që është një përpjekje e kotë.

Kini respekt për të tjerët.

Respekti kthehet me respekt. Nëse i trajtoni të tjerët keq, ata do të bëjnë të njëjtën gjë me ju, nuk është e vështirë për t’u kuptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat