Hap pas hapi: Si t’i lyeni flokët në shtëpi

Life style

Hap pas hapi: Si t’i lyeni flokët në shtëpi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:34

Boja ka filluar të dalë, thonjtë po rriten, qimet gjithashtu. Karantina nuk dihet edhe sa do të zgjasë, kështu që është koha të bëheni të zonjat e vetes

Ke çdo aftësi brenda vetes dhe nëse ka një moment për t’i bërë të gjitha vetë, është ky.

Hapi i parë: Mos i lani flokët dy ditë para se t’i lyeni. Skalpi duhet të jetë i yndyrshëm sepse vetëm kështu vepron si barrierë kundër ndonjë irritimi të mundshëm.

Hapi i dytë: Bëni një test të vockël duke lyer vetëm një pjesë flokësh. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe gjithashtu do të shihni ndryshimin në teksturë. Sa më i hollë floku, aq më shpejt do t’ju bindet ngjyra e re.

Hapi i tretë: Lexoni dhe rilexoni këshillat që shkruhen në kutinë e bojës, këshillon Anabel.

Hapi i katërt: Filloni të lyeni rreth dy centimetra larg skalpit dhe pastaj kaloni tek fundet e flokëve. Pasi të keni mbaruar me to kthehuni tek rrënja.

Për ta patur edhe më qartë, ndiqni videon. Paçi fat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat