Kontrollo shtëpinë! Këto 3 gjëra i gjen gjithmonë në shtëpinë e njerëzve të lumtur

Life style

Kontrollo shtëpinë! Këto 3 gjëra i gjen gjithmonë në shtëpinë e njerëzve të lumtur

Më: 30 mars 2020 Në ora: 06:25
Ilustrim

Nëse nuk e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë të bën më shumë të lumtur në shtëpi, mendohu edhe një herë: ku fshihet sekreti i lumturisë? Si mund të jetë i lumtur një njeri gjatë gjithë kohës? Shtëpia është vendi ku më shumë se në çdo vend tjetër të bën të lumtur. Sepse mjaftojnë edhe disa gjëra të vogla t’i kesh në të dhe gjendja mund të të ndryshojë. Por ajo që duhet të bësh është të shpërndash pak më shumë energji pozitive…. Edhe në shtëpi.

Çelësi i vërtetë i lumturisë është tek mënyra e të menduarit sesa tek ajo e të jetuarit. Më poshtë janë të listuara tri gjëra që kushdo duhet t’i ketë në shtëpi për t’u ndier më i lumtur.

Lule. Nuk është sekret që diçka e gjelbër në shtëpi jo vetëm mund të të qetësojë mendjen, por edhe të jep një ndjesi më pozitive. Për më tepër, çdo njeri i lumtur mban një bimë të gjelbër në shtëpi, që mund të jetë një lule ose edhe nje bimë më e madhe.

Qirinjtë, në mënyrë të veçantë, ata që janë të djegur. Pse? Sepse ata tregojnë që çdo njeri i lumtur kënaqet nga gjendja që krijojnë gjithmonë qirinjtë e ndezur në shtëpi. Duket sikur shtëpia dhe zemra nuk ngopen nga të tilla ndjesi. Qirinjtë janë të domosdoshëm për të trajtuar veten dhe për të falur më shumë lumturi.

Rrëmuja. Ndoshta kjo është në grupin e gjërave që nuk i mendoje. Rrëmujë në shtëpinë e një njeriu të lumtur? Po! Meqenëse njerëzit e lumtur shijojnë gjithçka nga jeta e tyre dhe jetojnë gjithmonë momentin, ata nuk shqetësohen aspak për alarmin e kuzhinës apo për krevatin e parregulluar. Mendimi i parë që u vjen është të kënaqen me diçka që nuk do t’ia dijë nëse shtëpia është rrëmujë. Ka kohë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat