Ju mjegullohen syzet për shkak të bartjes së maskës? Qe si ta pengoni?

Life style

Ju mjegullohen syzet për shkak të bartjes së maskës? Qe si ta pengoni?

Më: 30 mars 2020 Në ora: 22:42
Ilustrim

Shumica të cilët ditëve të fundit për shkak të virusit bartin maska medicinale, përballen me problemin i cili vetëm në shikim të parë bëhet i pazgjidhshëm

Në të vërtetë, vetëm pas disa momenteve pasi që të vendosin maskën, personave të cilat duhet patjetër të bartin syze për të shikuar, për shkak të frymëmarrjes u mjegullohen xhamat e syzeve.

Kjo me të madhe ua vështirëson lëvizjen, madje edhe kur gjenden në rrugë duhet patjetër t’i heqin syzet dhe ta vazhdojnë rrugën me shikim të mjegulluar.

Qe se çfarë duhet të bëni?

Drejtpërdrejt para se të vendosni maskën, syzet lani me ujë në të cilin qitni një pikë sapuni të lëngët.

Shkundni nga sapuni dhe lini të thahen ose xhamat fshini me leckë të butë.

Pas këtij veprimi nuk do mjegullohen kur ta vendosni maskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat