Nuk do jua merrte mendja kurrë, dhjetë zakonet që e dallojnë një person inteligjent

Life style

Nuk do jua merrte mendja kurrë, dhjetë zakonet që e dallojnë një person inteligjent

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

I keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen nëse jeni të zgjuar apo jo? Noa.al ju tregon 10 zakone që përkufizojnë një person inteligjent.

Njerëzit e zgjuar janë përgjithësisht të qetë

Në jetë, njerëzit përballen me debate, mund të bllokohen në trafik ose mund të mësojnë se një takim është anuluar papritur. Reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Edhe njerëzit e zgjuar mund të humbasin durimin dhe të pushtohen nga emocionet, por kjo ndodh më rrallë se tek njerëzit me nivel inteligjence më të ulët.

Në studimin nga Universiteti Michigan ku u analizuan 600 persona, studiuesit kanë mësuar lidhjen mes sjelljes agresive dhe njerëzve me nivel të ulët të inteligjencës. Rezultatet tregojnë se fëmijët mësojnë herët të reagojnë me zemërim ndaj një konflikti dhe kjo mund të jetë pengesë për zhvillimin e inteligjencës.

Njerëzit e zgjuar nuk mendojnë se janë më të mirë se të tjerët

Njerëzit me nivel të ulët IQ besojnë se kanë mëë shumë vlerë se të tjerët. Por një studim i botuar në revistën  shpesh besojnë se kanë vlerë më shumë se të tjerët. Sipas një studimi të botuar në revistën "Psychological science", njerëzit inteligjentë janë më pak homofobë, racistë dhe gjykojnë shumë më pak se të tjerët.

Njerëzit e zgjuar janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre dhe për këtë arsye nuk bëjnë krahasime me të tjerët. Përkundrazi, ata lumturohen kur shohin suksesin e të tjerëve.

Njerëzit e zgjuar pranojnë një gabim

Pranimi i fajit apo i gabimit nuk ekziston tek njerëzit me nivel IQ të ulët. Në shumë raste zgjedhin që të adresojnë fajin tek dikush tjetër se sa të prekin veten. Ndërsa njerëzit inteligjentë janë në gjendje të pranojnë gabimet dhe pasojat që vijnë prej tyre.

Për ta, një gabim nuk është domosdoshmërisht diçka negative, por një arsye e dobishme për të mësuar dhe për tu rritur. Studimi i Univerisitetit Michigan tregon se në truri i njerëzve inteligjent reagon më mirë ndaj gabimeve .

Njerëzit e zgjuar nuk janë egoistë

Njerëzit me nivel të ulët inteligjence sillen në mënyrë egoiste dhe janë indiferentë ndaj nevojave të personave ë i rrethojnë. Ata nuk e vendosin asnjëherë veten në pozitën e dikujt tjetër dhe për këtë nuk arrijnë të arsyetojnë. Ndërsa njerëzit inteligjentë vendosin të rimendojnë në vend që të bindin tjetrin për këndvështrimin e tyre.

Njerëzit e zgjuar janë të vetmuar

Po, është e vërtetë. Njerëzit e zgjuar janë shpesh të vetmuar dhe kanë një rreth të ngushtë shoqëror. Kjo mund të shkaktohet nga fakti se ata nuk i pranojnë gënjeshtrat.

Ata kanë pak miq pasi zgjedhin të marrin masa paraprake ndaj zhgënjimit dhe humbjes së besimit.

Për këtë arsye, njerëzve inteligjentë i zgjasin miqësitë dhe janë më të qëndrueshme pasi e dinë që besimi është bazë e rëndësishme.

Njerëzit e zgjuar janë të rrëmujshëm

Shikoni tavolinat e kolegëve apo shokëve të klasës për të kuptuar produktivitetin e tyre. Në fakt, rrëmuja nuk është domosdoshmërisht një shenjë e dembelizmit. Njerëzit që nuk janë shumë të rregullt, janë më kreativë dhe më të gatshëm për të marrë sfida të reja. Kjo është vërtetuar nga disa studime.

Njerëzit e zgjuar betohen shpesh

Njerëzit e zgjuar zemërohen më rrallë. Por nëse ndodh, ata e marrin shumë seriozisht dhe zemërimi i tyre është tepër i rëndë. Nga një këndvështrim, mund të duket sikur është sjellje e personave me nivel të ulët inteligjence, por është e kundërta.

Njerëzit e zgjuar kanë një fjalor më të pasur se sa ato më pak inteligjentë, dhe për këtë arsye zgjedhin të argumentojnë me fjalë gjatë një debati.

Njerëzit e zgjuar rrinë zgjuar deri natën vonë

Një studim nga Santoshi Kanazawa në Shkollën Ekonomike të Londrës tregon se njerëzit e zgjuar qëndrojnë deri natën vonë. U analizuan rastet e të rinjve rreth 20 vjeç.

Njerëzit e zgjuar janë dembelë

E kishte menduar këtë? Një studim i universitetit të bregdetit Florida, njerëzit e zgjuar përdorin fjalën, ndërsa njerëzit me nivel më të ulët kanë nevojë për aktivitet fizik dhe shpërqendrim.

Njerëzit e zgjuar përdorin opsionin ‘snooze’ tek alarmi

Ekzistojnë njerëzit që e dashurojnë gjumin dhe ngritja nga krevati është pjesa më e vështirë. Për këtë arsye vendosin alarm dhe përdorin opsionin ‘snooze’ që e shyn për pak minuta.

Një studim i botuar në revistën "Personality and individual differences" tregon se njerëzit e zgjuar e injorojnë alarmin dhe kjo sjellje i bën më të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat