Dashuri në kohën e karantinës, gjithçka pasi pa fqinjën duke kërcyer mbi tarracë

Life style

Dashuri në kohën e karantinës, gjithçka pasi pa fqinjën duke kërcyer mbi tarracë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:13
Jeremy Cohen dhe Tori Cignarella

E sheh mbi një çati gjatë ditëve të karantinës për shkak të koronavirusit dhe dashurohet pas saj.

Jeremy Cohen, një fotografi të ri amerikan nga New York, i rrahu zemra fort nga fqinja e tij e shtëpisë, teksa e pa duke kërcyer në çatinë e shtëpisë pranë të tijës.

Që të gjithë ishin detyruar që të rrinin të mbyllur në shtëpi, për të limituar përhapjen e Covid-19, ndërsa Jeremy po merrte pak ajër në ballkon kur pa fqinjën e tij Tori Cignarella, me kufje në vesh duke kërcyer në tarracën e pallatit të saj.

Nuk i rezistoi dot, kështu që e filmoi me një video të cilën e postoi në faqen e tij në Instagram. Nga aty nisi shkëmbimi i përshëndetjeve reciproke dje më tej dërgimi i numrit të telefonit me dron.

Dy të rinjtë nisën të shkruanin në WhatsApp për tu njohur më mirë, deri kur vendosën që të dilnin për darkë “bashkë”.

Duke marrë parasysh masat e marra prej koronavirusit, takimi i tyre ishte i pazakontë, ku secili prej tyre qëndronte në ballkonin e shtëpisë përkatëse në një tavolinë, si në një darkë normale romantike.

Jo vetëm kaq por ata u takuan por krejt ndryshe nga normalja, teksa Jeremy ishte mbyllur në një kapsulë, për të shmangur kontaktin fizik.

Historia romanike zgjat në pritje që gjithçka të kalojë dhe dy të rinjtë më në fund të shihen ballë për ballë në takimin e tyre të parë të vërtetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat