Covid-19/ Ja sa do të zgjas ky ndryshim sipas astrologes Meri Shehu

Life style

Covid-19/ Ja sa do të zgjas ky ndryshim sipas astrologes Meri Shehu

Më: 4 prill 2020 Në ora: 13:28
Meri Shehu

E ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan ishte astrologia Meri Shehu.

Në lidhje me situatën e krijuar në gjithë botën si pasojë e pandemisë, ajo u shpreh se do shoqërohet me ndryshime dhe pasoja për një periudhë 7-vjeçare.

Sipas saj përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale.

Meri Shehu: Jo se ne do jemi të izoluar, por ky ndryshim do zgjasë për një periudhë 7-vjeçare. Pasoja dhe ndryshime të tjera që do pasojnë, do ndryshojë baza ekonomike dhe mënyra si kemi funksionuar deri tani. Pra ndryshohen mënyrat e ndarjes së vlerave monetare, ose vlerat do marrin vlerë.

Do ndryshojë vlera e gjërave, ajo që ka vlerë do marrë vlerën e vet. Plus na është futur edhe Saturni në shenjën e Ujorit. Përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale, por këtu do vendosen kushte shumë  të rëndësishme, ose programime shumë të rëndësishme. Jeta sociale nuk do jetë kaq e paorganizuar ose kaq thashethemnajë. Gjërat do futen në një programim dhe rregull më normal. Pra Saturni në Ujor sjell një nivel inteligjence më bashkëkohor, pra largohemi nga disa situata jo me vlerë. Bashkëkohore domethënë inteligjenca do gjejë rrugën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat