Meri Shehu tregon shenjat që duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe

Life style

Meri Shehu tregon shenjat që duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe

Më: 4 prill 2020 Në ora: 13:30
Meri Shehu

Në programin “Rudina”, në TV Klan ishte e ftuar astrologia Meri Shehu.

Ajo u ndal tek ato shenja të cilat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe sesi do ndryshojnë marrëdhëniet mes shenjave.

Meri Shehu:

Shenjat që do ndikohen shumë fortë këtë periudhë janë shenjat fikse, Demi, Luani, Ujori, Akrepi. Demi do jetë në ndryshim të vazhdueshëm, por në vetvetë janë duke ndryshuar dhe nuk do ndihen mirë. Dhe marrëdhëniet e të tjerëve me Demin do jenë gjithmonë në stres. Luani me Demin nuk do shkojë shumë mirë, Luani me Ujorin nuk do shkojë shumë mirë, Akrepi me Demin nuk do shkojë shumë mirë, ato marrëdhënie që janë të tronditura ose të krisura.

Por ka vend për ndryshim, për të modernizuar marrëdhëniet, për të dhënë hapësirë, për të parë mundësi të reja. Pra ato marrëdhënie që kanë qenë shumë të ngurta ose autoritare brenda tyre do çlirohen, do marrin frymëmarrje, do ndihen më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat