Edhe në moshën 63-vjeçare nuk ndalet së ushtruari: Kjo gjyshe tregon se si ta formojmë trupin në karantinë

Life style

Edhe në moshën 63-vjeçare nuk ndalet së ushtruari: Kjo gjyshe tregon se si ta formojmë trupin në karantinë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 07:14
Lesley Maxwell

Lesley Maxwell në faqen e saj në Instagram ka publikuar xhirimin nëpërmjet të cilit tregon një pjesë të treningut të saj, ndërsa pastaj ka ftuar të gjithë që nëpërmjet faqes së saj të internetit t’i bashkohen në ushtrime 

Të gjithë të interesuarit do të kenë rastin që të komunikojnë drejtpërdrejt me trajnerët aktivë, si edhe të marrin të gjitha këshillat e domosdoshme për ekzekutimin e ushtrimeve, shkruan Daily Star.

Kjo australiane gjithashtu në faqen e saj të internetit ka publikuar listën e recetave të shëndetshme, që do të thotë që ky është rasti i shkëlqyeshëm të provoni të gatuani ndonjë ushqim të ri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Always time for a home workout. No excuses? Hope you’re looking after your lovely self. Much love?xoxo

A post shared by Lesley Maxwell - Celeb Coach (@lesleymaxwell.fitness) on

Lesley thotë që kjo karantinë është rast i shkëlqyeshëm që të gjithë të punojmë në atë drejtim që të jemi versioni më i mirë i vetes.

Maxwell tregon se si përdoren veglat për ushtrime, si ngrihen peshat, ushtron galiç dhe muskujt e barkut…

Në një publikim të para pak kohësh në Instagram Lesley ndjekësve të saj u ka ofruar shikim në orarin ditor në karantinë.

– Dy gjëra të cilat më së shumti më qetësojnë janë arti dhe ushtrimet. Është e njohur që fitnesi ka ndikim pozitiv në trurin tonë, ndërkaq arti zvogëlon stresin dhe ngre ndjenjën e kënaqësisë.

I kam vënë vetes sfidë që çdo ditë të pikturoj një pikturë, si edhe të bëj ushtrime në hapësirë të mbyllur – ka shkruar kjo gjyshe në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat