Duart tregojnë se kush je

Life style

Duart tregojnë se kush je

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Keni qenë ndonjëherë kurioz për vizat në duart tuaja?

Sot do ju tregojmë pak mbi shkencën e leximit të duarve. Sipas formës, madhësisë dhe vijave në duar ju mund të kuptoni më tepër nga se mendoni lidhur me personalitetin tuaj.

Leximi i duarve ka nisur si shkencë fillimisht në Indi por tani është përhapur edhe në vende të tjera të botës. Sipas studiuesit Gary Marwick, interesantja qëndron në faktin se edhe pse nuk e kuptojmë, vijat e dorës janë të ndryshueshme ndaj duhet të bëjnë kujdes me leximin e tyre të vazhdueshëm.

Forma e dorës

Ashtu siç shenjat e horoskopit lidhen me një nga katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) edhe format e dorës bëjnë të njëjtën gjë. Këto katër elemente tregojnë veçori të ndryshme të karakterit dhe personalitetit tuaj të cilat zbulohen nëpërmjet leximit të dorës.

Zjarri

Njerëzit që kanë elementin e zjarrit kanë pëllëmbë më të gjatë dhe në formë drejtkëndore. Gishtat e tyre të vegjël kanë një distancë të madhe me gishtat e tyre të mëdhenj. Nëse ju keni element zjarrin, atëherë ju jeni aventurierë, prireni nga instinkti dhe merrni iniciativë. Ju jeni lider të lindur dhe e bëni këtë punë me mjaft pasion, transmeton blitz. Gjithashtu ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për jetën. Jeni shpesh të pa duruar dhe acaroheni shpejt nga veprimet që nuk iu pëlqejnë.

Toka

Njerëzit që kanë elementin e tokës zakonisht kanë pëllëmbë të rrumbullakët dhe gishta të shkurtër. Ju jeni natyrë realiste, praktike dhe të përgjegjshëm. Ju jeni një natyrë që i keni qejf lidhjet e gjata dhe i mbani ato. Gjithashtu ju pëlqeni shumë natyrën jeni sensual dhe punoni fort për atë që dëshironi. Këmbëngulja është një nga armët tuaja më të forta.

Uji

Njerëzit që kanë elementin e ujit zakonisht kanë një pëllëmbë ovale dhe gishta të gjatë e të hollë. Ju njiheni për kreativë, tipa që imagjinoni shumë dhe tejet emocional. Ju jeni të kujdesshëm dhe të gjindshëm ndërkohë që ju krijoni gjithashtu marrëdhënie të shëndetshme edhe me ata që dashuroni. Shumë herë emocionet e tepërta ju bëjnë të ndjeni panik dhe ankth pasi ju vetë keni lejuar që emocionet t’ju drejtojnë në vendimet më të rëndësishme.

Ajri

Njerëzit që kanë elementin e ajrit kanë një pëllëmbë ose rrumbullake ose drejtkëndore por kanë gishta shumë të gjatë. Ju jeni intelektuale dhe analizoni gjithçka. Ju jepni zgjidhje inovative dhe arma juaj më e fortë është komunikimi. Ju fillimisht mendoni pastaj bëni pjesë të vendimit edhe emocionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat